Shqiptari me 15 emra i dënuar me 108 vite burg, lirohet - reagojnë mediat greke

Shtypi grek ka trajtuar lirimin e parakohshëm nga burgu të një shqiptari, që sipas tyre ka ndodhur për faj të ligjit aktual të quajtur “Paraskevopoulos”.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar me 15 emra, i cili u arrestua në Shkurt të vitit 2008. Ai u dënua nga Gjykata greke me 108.5 vite burg për disa akuza, atë të krijimit të një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai u lirua nga qelia vetëm pas 8 vite e gjysmë.

“Protothema” shkruan se shqiptari ka përfituar nga ligji famëkeq “Paraskevopoulos”, i cili i lejon të dënuarit që të aplikojnë për azil dhe në këtë mënyrë as nuk dëbohen nga vendi. Gjithashtu, ky ligj ka reduktuar dënimin e detyrueshëm të vuajtjes së dënimit, nga 3/5 në 2/5.

Sipas informacioneve të “Protothema”, shqiptari u lirua me kusht në Nëntor të vitit 2016 pasi iu llogaritën edhe 413 ditët e punës vullnetare.

Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil. Më tepër se lirimi para kohe nga qelia i të burgosurit shqiptar, “Protothema” në fakt ngre alarmin e ligjit grek që u jep mundësi të dënuarve të dalin para kohe nga qelia. SIkurse shkruan e përditshmja greke, lirimi i shqiptarit, emrin e të cilit ka zgjedhur mos ta publikojë, është vetëm një nga disa rastet.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën