Shqiptari më i urryer në SHBA Martin Shkreli dëbohet përfundimisht nga industria e ilaçeve! Gjobitet me 64.6 milionë dollarë, teksa ndodhet në burg

Ish-drejtuesi i kompanisë së barnave, shqiptari Martin Shkreli është dënuar nga Gjykata në SHBA me mos pjesëmarrje përjetë në industrinë farmaceutike. Gjithashtu gjykatgësi e urdhëroi të paguante 64.6 milionë dollarë pasi ai ngriti çmimin e ilaçit Daraprim dhe luftoi për të bllokuar konkurrentët.

Gjykatësja e qarkut amerikan Denise Cote në Manhatan vendosi pas një gjyqi ku Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete kishin akuzuar Shkrelin, themeluesin e Vyera Pharmaceuticals, për përdorimin e taktikave të paligjshme për të mbajtur rivalët e Daraprim jashtë tregut.

Shkreli u bë i njohur në 2015-n pasi rriti çmimin e Daraprim brenda natës në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë. Ilaçi trajton toksoplazmozën, një infeksion parazitar që kërcënon njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Në një vendim prej 130 faqesh, Cote fajësoi Shkrelin për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të krijuara për të monopolizuar barnat, në mënyrë që ai të mund të përfitonte "mbi kurrizin" e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Ajo tha se skema e Daraprim ishte "veçanërisht e pashpirt dhe shtrënguese" dhe duhej një ndalim i përjetshëm për shkak të "rrezikut real" që Shkreli mund të bëhej një shkelës i përsëritur.

Shkreli vuan dënimin me shtatë vjet burg për mashtrim. Ai nuk mori pjesë në gjyqin e mbajtur muajin e kaluar. Vyera u themelua në 2014 si Turing Pharmaceuticals, dhe bleu Daraprim nga Impax Laboratories Inc në 2015. Shtatë shtetet që iu bashkuan çështjes përfshinin Kaliforninë, Illinois, Nju Jork, Karolinën e Veriut, Ohio, Pensilvani dhe Virxhinia.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexhat Tafili: 16/01/2022 04:56

    Denim i meritum.

    Përgjigju
  • Eddy: 15/01/2022 21:32

    Cmimet i ul konkurrenca ne nje ekonomi te lire tregu. Ku asht demokracia Amerikane ketu ? 7 vjet burg se ka rrit cmimin Po te ishte cifut ky djali , sdo i hynte therre ne kembe, por i shkreti ka origjine shqiptare edhe ne nuk na lejohet me ken te pasur .

    Përgjigju
    • Aron: 17/01/2022 21:10

      e vertet ,keshtu mendoj edhe un ,eshte Sorosi po ua fut krejt botes e nuk flet asnji.

    • Loti: 16/01/2022 02:29

      Ky shoku u denua per mashtrim, merte leke nga nje kompani per te balancuar financat e tjetres si pune Ponzi. Permendet çmimi i ilaçit sepse e ben kte vilan ne sy te botes, njerezit qe jan me HIV ne US kan siguracion te veçante dhe çmimin qe rriti ky s ja paguante siguracioni, po kryesisht Çifut e Italian denohen per ksi gjerash ne USA. E tregojne shum te mençur dhe mprehte kte robin po duket qe tafmaja e madhe te ha koken.

  • Erida: 15/01/2022 19:54

    Nqs ka bo keto mashtrime shume mire ka bo Gjykata Amerikane qe e kam marre kete vendim

    Përgjigju
  • Maks: 15/01/2022 19:40

    Gjakpiresit me te medhenj jan ata qe dikur ishin pa buk dhe u bene te pasur brenda dites

    Përgjigju
  • Kolu: 15/01/2022 13:30

    Normale, emigrant shqiptar. Kto njerezit me kapele, irishat e gjith pjesa anglosaksone qe ka vite qe vjedh me lopate e tani po rren per vaksinat merr miliarda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!