Shqiptari përjeton tmerr në fluturimin drejt SHBA-së: Disa pasagjerë u mbuluan me gjak, menduam vdekjen (VIDEO)

Për rreth nëntë orë, fluturimi i Sead Nikajt nga Stambolli për në New York ishte i qetë. Por sapo aeroplani u afrua në Maine, nisen turbulencat e forta. Nikaj, shqiptari qe udhetonte ne kete avion, tha per New York Times se pa një grua pranë tij të fluturojë nga sendilja e saj dhe maskat e oksigjenit ranë nga tavani.

Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe pasagjerët menduan se do të vdisnin.

“Unë thashë: O Zot me ndihmo”, tregoi Nikaj per New York Times, duke zbuluar detaje nga tmerri qe perjetoi kur avioni hasi ne masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin. Ai rrefeu se pas kësaj që përjetoi sot nuk do të fluturojë më kurrë.

Në videon që Sead Nikaj ka postuar në rrjetin social shikohen një pjesë e momenteve të tmerrit në avion ku ndër të tjera dallohet qartë një pasagjere e gjakosur. 

Aeroplani u ul në aeroportin e Kennedy, dhe rreth 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet.

Steve Coleman, zëdhënësi i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut tregoi se një mjek theu këmbën gjatë fluturimit.

Në pistën ku ndaloi aeroplani, pasagjerët zbritën të gjakosur e të tmerruar. Me dhjetëra ambulanca erdhën aty për t'i dhënë të dëmtuarve ndihmën e parë mjekësore.

Sead Nikaj nuk është një person i panjohur për mediat, pasi të shtunën e kaluar kur ai kur u kthye në vendlindje pati një incident me personalin e aeroportit në Mal të zi. Kjo sepse Nikaj vendosi të bënte simbolin e shqiponjës me duar dhe punonjësi i sigurisë i tha gjeste të tilla të bëjë në ndonjë vend tjetër. Nikaj i’u përgjigj se ishte në atdheun e tij.  

Nikaj ishte kthyer nga SHBA për të votuar për zgjedhjet në komunën e Tuzit ku bashkimi i faktorit shqiptar solli mbështetje

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bagetiaj: 10/03/2019 14:58

    prandaj, o bageti eshte bere rripi i fluturimit dhe nuk duhet hequr asnjehere, vetem kur shkon ne tualet. Po bagetia me dy kembe nuk ka brire, nga keto veprime duket.

    Përgjigju
    • hahah: 11/03/2019 11:57

      ke t drejt shok,po shqiptareve rripi nuk ju duhet gje,rripa jan vet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun