Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Sipas mediave turke, që i referohen marrëveshjes dypalëshe të firmosur në nëntor 2025 mes dy vendeve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës turke, Hakki Susmaz, dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet e transferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.
Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik, duke u konsideruar edhe si një gjest simbolik mbështetjeje për rolin dhe integrimin rajonal të Shqipërisë.
Avioni i konfiguruar për përdorim shtetëror ka një peshë maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P me mbi 7,000 cikle të mbetura secili dhe është i pajisur me sistemin AS400 airshow, por pa argëtim në bord apo lidhje interneti. Ky konfigurim përdoret shpesh në flota qeveritare e diplomatike, përfshirë vendeve të NATO-s.
Në pronësi të fondit sovran të pasurisë së Turqisë, Turkish Airlines operon një nga flotat më të mëdha ajrore në nivel global, me një total prej 515 avionësh sipas të dhënave më të fundit në dispozicion.
Flota përfshin gjashtë avionë Airbus A319-100, të cilët përdoren kryesisht për itinerare me distanca të shkurtra e të mesme dhe operacione rajonale.
Komente










Turkish ia zgjidhi "hallin" Kryeminstrit qe te bredhe me avion privat, ndersa ne na la rrugeve te botes me falimentimin e AirAlbania qe nuk e publikon askush.
PërgjigjuSi Katari qe i dhuroi Trump avionin,tani dhe Erdogani po ben te njejten gje me Ramen.
PërgjigjuPo thua se Turqia është si Katari dhe Rama si Trump!?
Cmimi min shkon 40 mln
PërgjigjuVëlla Erdogani po ia gropos karrieren shume politkaneve arnautas me keto spitale, rruge, tunele dhe avione qe po ia shet, dhuron popullit shqiptar te kolonizuar per 4 shekuj. Sot, nuk ben kush dhurata pa nje premtim per diçka. Kur merr nje Airbus 319 VIP si dhurata, megjithese prodhimi ka perfunduar ne vitet 2019/2021, nuk eshte falas. Por popullit i jipet si lajm qe eshte falas. Po ashtu si ato autobuset qe Franca ia dhuroi Tiranes (apo dhe Italia) ne fundin e viteve 80, nga te cilet donte te pastronte Parisin nga ndotja e ajrit, edhe ky Avion dueht te jete i tepert per floten e TurkishAirlines, sepse Turqia rinovon floten e saj shpesh, per t eqene ne avantgarden e vendeve me avione te rinj.
PërgjigjuPo mire me gjithe ato qindra meleone evro qe i Rama i Beles u ketyre oligarkeve pse nuk shtine nga pak e ti blinin nje avion qe ky mos vazhdoj tu jap koncensione per 1 % te vleres se dhurates?! Po amani bre ti thot ndonjeri Ramkes se korrupsionit ta ul ca docken.
PërgjigjuPune otomanesh, korrupsion me certifikate sigurie
PërgjigjuDhurata prr avionin qeveritar nuk eshte e vogel por kryesorja eshte qe qeveria me suficitin e larte ne buchet mund te bleje aksionet e turkish airlines dhe nga 10% qe ka sot te kete mbi 50% te ajsioneve dhe kjo do jete bisnes fitimprures per shtetin duke u bazuar ne shtimin e turizmit dhe haphen e aeroportit te Vlores. Por kryesorja edhte te gjejne nje manaxher te husj fhe e ardhmja edhte fitimpruresr
PërgjigjuAvion kalbesire.Po ia bejne gati Rames udhetimin e fundit!
PërgjigjuLeke xhepi i kane qeveritaret tane!
Përgjigjue ku eshte strategjikja ketu. meqe ramsi nuk ka me avion te auir albania ka blere kete acvionin turk, qe i thote se po ta bejme dhurate. tgani nuk do jete me as mnaskoti i ari alnania tani do udhetoje fiks m charter
PërgjigjuKu do qendroj avioni ne Tirane apo Stamboll?