Shqiptari që do luajë kundër
Shqipërisë: E di që mund të më fyejnë

Shqiptari që do luajë kundër<br />Shqipërisë: E di që mund të më fyejnë
Ndeshja e Shqipërisë me Danimarkën më 4 shtator do të ketë edhe një emocion tjetër përveç atyre të eliminatoreve të Euro 2016.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia Riza Durmishi do të luajë përballë Shqipërisë me kombëtaren e Danimarkës. Durmishi përfaqëson këtë kombëtare dhe së fundi u grumbullua nga trajneri për shkak të mungesave në ekip.

Ai thotë se është i vetëdijshëm se ndaj tij mund të thuhen fjalë fyese.

"Jam nga Maqedonia, por flas të njëjtën gjuhë me shqiptarë. Mund ta kuptoj çdo fjalë që thuhet për mua. Sigurisht që kjo është një ndeshje speciale për mua. Shpresoj të më jepet rasti të luaj dhe të përfaqësoj kombëtaren e Danimarkës”, shprehet futbollisti shqiptar nga Maqedonia.


(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA