Policia italiane në Torino ka lëshuar 2 mandate arresti ndaj një shqiptari dhe një shtetaseje rumune të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj minoreneve.

Besnik Metushi është shqiptari i akuzuar për shrytëzim prostitucioni nga policia italiane, i cili ndodhet aktualisht në burg për një vrasje të një ish-polici të ndodhur më 15 janar të vitit 2013.

Nga informacionet mësohet së Metushi edhe pse ndodhej në burg së bashku me rumunen Korina Elena kanë vazhduar të shfrytëzojnë vajza nga Europa Lindore të cilat kanë qenë kryesisht minorene.

Vajzat e shfrytëzuara mësohet se janë me origjinë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania. Sipas mediave italiane vajzat mashtroheshin nga rumunja dhe më pas shiteshin tek rrjeti i shqiptarëve, të cilët i shfrytëzonin vajzat për prostitucion.

Metushi sipas raportimeve të mediave italiane, përfitonte 400 euro në ditë nga secila minorene që shrytëzonte për prostitucion duke arritur një shumë të ardhurash mbi 10 mijë euro në muaj.
metushi
 Besnik Metushi 
rumune
   Korina Elena

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com