Një 44-vjeçar nga Shqipëria ka gjetur vdekjen në Aeroportin e Malpensës në Milano, Itali. Para se të vdiste shqiptari ishte bllokuar nga policia pasi ka thirrur me zë të lartë fraza të panjohura duke terrorizuar personat e tjerë që ndodheshin në aeroport.

Ai ka hequr rrobat dhe ka marrë koshin e plehrave të cilin e ka hedhur disa metra duke krijuar kaos mes të pranishmëve në aeroport.
 
Në momentin kur policia e kishte nën kontroll situatën 44-vjeçari ka ndjerë dhimbje që i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme.
 
Ngjarja ka ndodhur mbasditen e djeshme ndërsa ende nuk është sqaruar dinamika e asaj që ndodhi.
 
Shqiptari po priste në aeroport bashkëshorten e tij ndërsa ajo e shokuar është shprehur se ai kohët e fundit ka pasur në mënyrë të përsëritur shpërthime të pakuptueshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com