Shqiptari thyen heshtjen nga qelia: Nuk e vrava unë greken! Reagon babai i studentes

Shqiptari thyen heshtjen nga qelia: Nuk e vrava unë greken! Reagon babai i studentes

Aleksander Luca

Kanë kaluar rreth 5 muaj nga vrasja e studentes Eleni Topaloudi në ishullin Rodos të Greqisë. Shqiptari i përfshirë në këtë krim, ka folur nga qelia e burgut të Grevenas për televizionin “Star”. Gjatë bisedës me gazetarët, 20-vjeçari shqiptar ka thënë se e di shumë mirë që bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras e akuzon për vrasjen e studentes dhe heq nga vetja peshën e përgjegjësisë.

“Nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam avokat”, është shprehur Aleksandër Luca.

Pas deklaratës së tij, ka reaguar edhe babai i studentes së ndjerë.

“E vërteta për ne është e qartë. Të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të tregojnë kush nga të dy e goditi, kush e qëlloi me thikë, kush nga të dy e hodhi në det”, është shprehur Gianis Topaloudis.

Ka qenë data 28 Nëntor 2018 kur studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u vra dhe trupi i saj u hodh në det. Ajo ka qenë me të dy djemtë në banesë dhe u dhunua e abuzua seksualisht. 21-vjeçarja ishte ende gjallë kur dy të rinjtë vendosën t’i lidhnin këmbët me litar dhe trupin e saj ta hidhnin në det. Shqiptari Aleksandër Luca dhe bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin si personin që mori vendimin për ta hedhur studenten në det. Ata ndodhen në të njëjtin burg, por nuk komunikojnë mes tyre

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë