Skllevërit modern në tregun britanik është ky emri i një investigimi të realizuar nga televizioni Al Jazeera. Ajo që vihet re në botën e drogës, prostitucioni dhe shfrytëzimit është edhe shqiptari Avion Elezi pronar i një lavazhi i cili i trajton punonjësit si skllevër. Gazetarët përpiqen të zbulojnë shkallën e vërtetë të skllavërisë modern në Britaninë periferike.
Në rastin e shqiptarit gazetarët investigues vënë re kushtet e vështira të punonjësve dhe skllavërimi i tyre nga pronari 35 vjecar Avion Elezi i cili ka shtetësi britanike.
Punëtorët jetojnë në kontenierë në kushte të mjerueshme dhe thonë se paguhen 35 paund për 12 orë. Gjithashtu ata përballen me abuzim verbal dhe fizik.
Veç kësaj, punëtorët shprehen se u mbahen para edhe për dëme të vogla që ata shkaktojnë. Shumica e punonjësve sipas investigimit janë me origjinë rumune.
Në momentin që gazetari i “Al Jazeera” ka shkuar në këtë lavazh, Avion Elezi i ka treguar se punonjësit punonjne part-time dhe se ata janë të lumtur që punojnë aty.
Gazetari rikthehet sërish në lavazhin e shqiptarit për t’i thënë atij se i trajton punonjësit si skllevër modernë.
“Nuk po e bëj një gjë të tillë. Unë punoj vetë çdo ditë, kam tre fëmijë për të rritur. Nuk detyroj askënd të punojë këtu”, deklaron pronari shqiptar.
Avokatja kryesore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Parosha Chandran, deklaroi se investigimi i “Al Jazeera” është një tregues i skllavërimit modern, duke theksuar se këto punëtorë janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Investigimi më tej hedh dritë rreth plantacioneve të drogës, shfrytëzimit të njerëzve, abuzimit me fëmijët dhe përdorimit të vajzave si skllave seksi.
Kjo është skllavëria moderne e cila po lulëzon në Britani.
Hetimet tregojnë se kompanitë në Angli pa dashur apo jo janë duke përdorur skllevër të tillë.
/Shqiptarja.com