'E vrau për muzikën në laptop natën e Krishtlindjes'/ Babai i shqiptarit në Greqi: U vetëmbrojtja! Vëllai: Isha i droguar! Nëna: Pashë fëmijën të masakruar në rrugë
Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e nënës së djalit 26 vjeçar me origjinë shqiptare i cili është vrarë nga babai, në Kretë të Greqisë. Gjatë seancë ajo ka ka folur për ngjarjen dhe se si ajo pa të birin të shtrirë në rrugë me plaga në trup dhe të vrarë nga burri.
Redaksia 28 Dhjetor 2020, 16:01 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 18:10
GREQI- Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e nënës së djalit 26 vjeçar me origjinë shqiptare i cili është vrarë nga babai natën e Krishtlindjes, në Kretë të Greqisë. Gjatë seancës gjyqësore, ajo ka ka folur për ngjarjen dhe se si ajo pa të birin të shtrirë në rrugë dhe të masakruar nga burri.
Ajo ka thënë në gjykatë se djali i është vrarë për arsye krejt banale. Nëna e 26 vjeçarit tha se fillimisht atmosfera në shtëpi ishte shume e qetë dhe festive për shkak të Krishtlindjeve. Më pas, ka deklaruar ajo, në shtëpinë e tyre shkoi edhe e dashura e djalit të vogël 24-vjeçar. Sipas asaj babai i kërkoi 26-vjeçarit që t’i jepte vëllait laptopin për të zgjedhur muzikën që donte të dëgjonte, ndërkohë 26-vjeçari ka reaguar ashpër dhe u largua nga shtëpia.
Vëllai i tij e ndoqi nga pas dhe filluan të grindeshin. Ajo tha se më pas djali i vogël u fut në shtëpi për t'u larë dhe kur doli jashtë shtëpisë pa të birin të masakruar në rrugë nga burri.
Autori, babai dhe bashkëpunëtori, djali i tij 24 vjeçar janë paraqitur përpara gjykatës mëngjesin e sotëm. Vrasja e 26 vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u qellua 7 herë nga babai ditën e Krishtlindjeve dhe ka gjetur vdekjen orët e para të mëngjesit të së dielës, ka ndodhur ditën e krishtlindjeve në Kretë të Greqisë dhe ka tronditur opinionin publik.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
Qëlloi djalin 7 herë me thikë/ Zbardhet dëshmia e babait shqiptar: Ishte për vetëmbrojtje! Vëllai: Isha nën efektin e drogës
Përpara gjykatës, 55 vjeçari tha se ai ka qenë në mbrojtje gjatë grindjes me të birin dhe ndaj ai përdori thikën, me të cilën ka qëlluar 7 herë të birin i cili ka gjetur vdekjen orët e para të dielën në një spital të Kretës.
24 vjeçari, vëllai i viktimës i cili ka bashkëpunuar në krim, është paraqitur në gjykatë në gjendje shumë të rënduar psikologjike siç raportojnë edhe mediat greke. Ai ka refuzuar çdo akuzë për sa i për sa i përket përfshirjes së tij në vrasjen e të vëllait, gjithashtu ai tha se ishte nën efektin e drogës".
Familje hidhu-pirdhu
PërgjigjuCfare kafshe je.