Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti ka dënuar ngjarjen e rëndë, ku një shqiptar vrau gruan e tij pas një debati në familje.

Marco Minniti thotë se jemi përballë një fenomeni shqetësues dhe të papranueshëm.“Një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës. Ne po përballemi me një fenomen shqetësues dhe të papranueshëm. Ne duhet të jemi të vëmendshëm, nuk duhet ta ulim vigjilencën”.

Sot në mëngjes në Gradisca d'Isonzo një shqiptar vrau gruan e tij me thikë pas një sherri që nga të dhënat e para nga mediat italiane theksohet se ka qenë për motive xhelozie. Dritan Sulollari vruan gruan e tij Migena Këllezi me thikë në sy të fëmijës 8 vjeç.

dy.b/shqiptarja.com