Situata në burgun e Trikalës ka dalë jashtë kontrollit, ku një shqiptar 55-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grek.
Mediat e shtetit helen shkruajnë se 55-vjeçari, i cili është dënuar me 8 muaj burg për emigracion të paligjshëm, ishte së bashku në qelinë e pritjes për të sapombërriturit me 66-vjeçarin grek dhe prej një jave marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e acaruar.
Duke shfrytëzuar mungesën e policisë, pas një konflikti për motive që nuk bëhen ende të ditura, me një thikë të sajuar, shqiptari qëlloi për vdekje 66- vjeçarin e dënuar për trafik droge.
Burgu i Trikalës i është nënshtruar një inspektimi nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor, pasi nuk është hera e parë që raportohen ngjarje të tilla.
Komente












Ore injorantë gazetarë, e kemi thene 100 here. Shkruani medjat e shtetit grek dhe jo helen o fundrrina! Grekë i quan bota dhe jo helenë. Ju c muter jeni? Kush u paguan apo jeni injorantë!
Përgjigju