Shqiptarja Arbesa Sinanaj përlot
jurinë e X Faktor në Gjermani

Shqiptarja Arbesa Sinanaj përlot<br /> jurinë e X Faktor në Gjermani
TIRANE - Një vajzë nga Podujeva që jeton në Gjermani ka shkrehur në lot anëtarët e jurisë së X Faktor në Gjermani. Arbesa Sinanaj ka përformuar me sukses në gjysmëfinalen e X Faktor.  Juria e X Faktor është përlotur gjatë interpretimit të këngëtares së re nga Kosova. Arbesa këndoi “You Found Me “ nga The Fray, ndërsa këngëtarja e njohur gjermane Sandra Nasic nuk i përmbajti dot lotët. Emocionuese ka qenë Arbesa edhe për anëtarët e tjerë të jurisë. Këngëtarja Sarah Connor është shprehur në mediat gjermane se zëri i Arbesës është i mrekullueshëm.

Pas debutimit në gjysmëfinale Arbesa shpreson kualifikimin në finale më 26 gusht. Ajo është shprehur se kërkon edhe mbështetjen e bashkatdhetarëve për ta votuar në natën finale të spektaklit. Arbesa tha se nuk e ka pasur qëllim X Faktor duke u bërë pjesë spontane në këtë spektakël të talenteve të reja në Gjermani. Por tani natyrisht që është e lumtur. “Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madhë dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizon”, tha ajo për mediat kosovare.

Arbesa është 16 vjeç, lindur dhe rritur në Gjermani. Familja e saj ka emigruar në Gjermani nga Podujeva e Kosovës. Ajo ka edhe dy motra dhe një vëlla që sipas Arbesës të gjithë janë muzikantë. “Edhe motra ime, Vanesa këndon derisa vëllau Fetah Sinanaj luan në piano. Ne të tre bëjmë muzikë bashkë dhe kënaqemi”, shprehet ajo.(r.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat