Shqiptarja Besa Nuhi Mone,
matematikania që shkruan tregime

Shqiptarja Besa Nuhi Mone,<br />matematikania që shkruan tregime
Jeton në Corato prej 15 vjetësh, por ka lindur në Durrës. Është diplomuar dhe jep mësim në matematikë, është një ndërmjetëse kulturore, por shkruan edhe libra, për kënaqësi.

Besa Nuhi Mone ka botuar tregimin e saj të ri, “La matematica del migrante”, në të cilin (si edhe në tregimet e tij të tjera) pajton origjinën e saj shqiptare me jetën në Itali, si dhe imagjinaren me gjuhën matematikore të të shkruarit.

“La matematica del migrante”, është një roman i shkurtër, i botuar vetëm në format e-libër, që bëhet për të lehtësuar shkëmbimin dhe rrjedhjen e lirë të informacionit në botë.

Me një shkrim të thjeshtë dhe të këndshëm, mbushur me formula interesante matematikore dhe ekuacione, libri përshkruan një paraqitje të vogël e të shkurtër të realitetit italian parë përmes syve të një emigranteje të re shqiptare në Itali, që 4 vjece me familjen e saj.

Nëpërmjet shikimit të saj, prej fëmije në fillim dhe prej të rrituri më pas, shfaqen shpresat dhe zhgënjimet e atyre që e shohin Italinë si "Wonderland" dhe më pas të përballen me realitetin e egër. Mbi të gjitha vështirësi linguazhi dhe ndërveprimi me realitetin që vajza e sheh si të ndryshëm me të saj, por që me ngadalë zbulon se të kesh gjëra të përbashkëta, si numrat dhe e gjithë matematika.

Sa nga eksperienca jote përmban “La matematica del migrante”?
Historitë e sjella në librin tim janë pjesërishtë të jetuara, por edhe të pasuruara me histori të personash të tjerë. Nuk jam e vetmja që ka pasur nevojën të shkruaj mbi jetesën e emigrantit, por tregimi im besoj se është disi më i veçantë. Arsyetimet, përshkrimet, interpretimet që në përgjithësi realizohen me anë të figurave letrare, në librin tim ato realizohen me anë të figurave matematikore.

Në librin tuaj protagonistja përballet me një sistem shkollorë jo shumë të përgatitur për të pritur të huajt, por në prani të një midiatore kulturore-linguistike lehtësohet integrimi me klasën. Ju jepni mësim dhe bashkëpunoni si eksperte në projektet shkollore të Corato, mendoni që në realitetin shkollor ka paragjykime ndaj të huajve? Si e gjykoni aktivitetin e integrimit shkollorë të cuar përpara në shkollat tona?
Paragjykimet nuk përballen veten në mënyrën e të menduarit. Në kontekste ku pranie e të huajt është konstante (spitali, INPS, ASL, gjykatë, polici, shkollë) aksesi për të huajt bëhet i vështirë. Kjo sepse i huaji nuk ka vetëm vështirësi gjuhësore, por edhe vështirësi në nivel institucional sepse ka jetuar realitete të tjera. Të lehtësosh eksesin e tij duke punësuar persoan që kanë bërë të njëjtën jetesë prej emigranti, por të shkolluara dhe me aftësi të mira, do të thotë ti heqësh hapësirë paragjykimeve dhe ti japësh integrimit.

Protagonistja gjen në gjuhën e matematikës një lehtësim duke qenë i njëjti si në Itali dhe në Shqipëri. Ju, mendoni se matematika është një instrument i dialogut ndërmjet kulturave?
Po. Një fëmijë që hynë në klasë dhe nuk ë njeh gjuhën, mund të ngelë i emargjinuar nëse docentja nuk e përfshi në pyetësorë matematike. Nuk beson se është një fillim i bukur për integrimin?

Ktheheni shpesh në Shqipëri? Ndjeni nostalgji të vendit tuaj?
Vitet e para kthehesha më shpesh. Kisha nevojë të përshëndesja njerëzit në gjuhën time. Nostalgjia është për ne si bashkësia e përcaktimit të funksionit. Në Corato jam gjendur gjithmonë mirë. Kam njohur njerëz të respektuar dhe korrektë.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë