Në 10 artikujt më të lexuar të vitit 2012 përfshihet dhe gara për kreun e FRESSH si dhe, vrasjet makabre të Ajshe Vatës, kryekomisarit Adem Tahiraj, por dhe mesazhi që sekretarja amerikane e Shtetit zonja Hilary Clinton përcolli në Kuvendin e Shqipërisë gjatë vizitës së saj më 1 nëntor 2012.
Në vend të 1
NISHANI PRESIDENT, BERISHA SMS DULES: VANGJEL TË PËRGËZOJ
Më 11 qershor 2012 Presidenti Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota pro, 1 kundër e 2 të pavlefshme. Një nga votat e pavlefshme ishte ajo e Vangjel Dules të PBDNJ-së, I cili insistonte që kandidat për president të ishte Fatos Nano. Pas veprimit demostrativ kryeministri i shkruan një sms Dules.
(Foto: kryeministri duke i shkruar sms Dules)
Në vend të 2-të
DIPLOMA E TROFTES, SEKUESTRO NE ITALI, MASH: E VERIFIKOJME
Djali I senatorit Italian Umberto Bossi zbulohet se kishte arritur të siguronte njëdiplomë falso nga një universitet privat në Tiranë. Diploma mbante datën 8 tetor 2010 dhe në të ishte shënuar se Bossi Jr kishte ndjekur sistemin 3-vjeçar (bachelor) për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të universitetit “Kristal”, pa qenë asnjëherë në Tiranë.
(Foto Renzo Bossi dhe Diploma falco)
Në vend të 3-të
TRAGJEDIA NË HIMARË, I JEPET LAMTUMIRA VIKTIMAVE, 3 STUDENTE RËNDË
22 maj 2012. Shqipëria mban zi. Një ditë më parë një autobus në të cilën udhëtonin studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani për një ekspeditë mësimore rrëzohet në greminë, pranë Himarës. Aksidenti i rëndë i merr jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën.
(Foto: Aksidenti ne Himare, 21 maj 2012)
Në vend të 4
SHKODËR, VRITET EDMIR KOÇIJA DYSHOHET PËR DISA VRASJE
Në 29 nëntor 2012 në Shkodër vritet në një pritë të mirëorganizuar Edmir Koçija. Policia dyshon se ai ishte autor I disa vrasjeve por për të cilat nuk u gjetën prova. Policia thotë se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa nuk dihen ende autorët.
Në vend të 5-të
GJASHTË POLITIKANËT E RINJ TË PS-SË
Një garë me romuze dhe kunja ajo e 6 kandidatëve për kryetaren e FRESSH. Në garë për forumin eurosocialist ishin Joleza Koka, Junxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas , Artur Micko dhe Elisa Spiropali. Në një shkrim të sajin drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com Anila Basha bën një analizë të gjashtë politikanëve të rinj në garë të fitojnë postin e kreut të Forumit rinor të eurosocialistëve shqiptarë.
(Foto: Elisa Spiropali, Joleza Koka)
Në vend të 6-të
PUÇ NDAJ GJUHËS LETRARE SHQIPE NDRYSHON DREJTSHKRIMI
Gazeta Shqiptarja.com (print) mëson se një komision ndërakademik ka marrë vendime për ndryshimin e drejtshkrimit të fjalës shqipe. Do hiqet zanorja –ë-. Pra fjala babës do shkruhet babs. Një pjesë e akademikëve braktisin komisionin duke deklaruar se ishin kundër këtij ndryshimi.
Në vend të 7-të
I PREU KOKËN AJSHES, 80-VJEÇARI: E VRAVA SE S'DONTE TË ABORTONTE
Një krim i rëndë shokon mbarë opinionin publik. Ajshe Vata, 18 vjecare, 5 muajshe shtatzënë gjendet e masakruar dhe me kokë të prerë në një parcel me misër rreth 500 metra larg banesës së saj. Ngjarja bëhet dhe më shokuese kur mësohet se autori është një 80 vjeçar, Shaban Norja i cili në polici pranon vrasjen dhe e justifikon krimin e rëndë duke deklaruar se e kishte kryer sepse Ajsha nuk donte të abortonte fëmijën që kishte në bark dhe që ishte i tiji.
(Foto: Ajshe Vata dhe Shaban Norja)
Në vend të 8-të
LEZHË, JA E VËRTETA E VRASJES SË 3 FAMILJARËVE NGA FQINJI I TYRE
Më 24 shtator në fshatin Blinisht të Lezhës ekzekutohen me automatik tre pjesëtarë të një familjeje, babë, nënë e bir. Vriten Rrok, 54 vjeç, Mira 50 vjeçe dhe Fatjon Shtjefni. Policia deklaron se autori është Kastriot Zhuba dhe e shpallë në kërkim. Ende është në arrati.
(Foto: Viktimat e krimit ne Lezhe)
Në vend të 9-të
LAMTUMIRA PËR KRYEKOMISARIN, VRASËSI U LIRUA VJET NGA BURGU
Më 14 shtator varroset në Varrezat e Dëshmorëve shefi I komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Autori është Ilir Xhakja i njohur si i forti i Shijakut i cili një vit më parë ishte liruar pasi ishte shpallur I pafajshëm për një vrasje tjetër. Vedndimi ishte dhënë nga një gykatë në Durrës.
(Foto: Adem Tahiraj, vendi i vrasjes, Ilir Xhakja)
Në vend të 10-të
CLINTON MESAZH AMBASADËS USA: MONITORO ZGJEDHJET E 2013
Më 1 nëntor 2012 sekretarja amerikane e Shtetit zonja Hilary Clinton viziton Tiranën. Ajo përcolli në Kuvendin e Shqipërisë mesazhin që i dha politikës shqiptare se pa bashkëpunim nuk mund të ketë demokraci, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton porosit ambasadën amerikane në Tiranë që të monitoroje çdo qendër votimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)