TIRANE - Në redaksitë e gazetave më 5 korrik 2012 vjen një njoftim i papritur. Ylli Zyla, drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë dha dorëheqjen nga detyra. I referohej artikujve dhe akuzave në media, duke paramenduar të vetmen media që kishte shkruar për konfliktin e interesit të tij me një kompani armësh, gazetës shqiptarja.com.
Njoftimi zyrtar lajmëronte se Ylli Zyla , kreu i SHIU-t i ka paraqitur dorëheqjen ministrit Imami e kryeministrit Berisha. Njoftimi citonte tekstin e dorëheqjes së paraqitur nga Zyla përpara eprorëve.
Ai i është referuar posaçërisht në tekstin e dorëheqjes shkrimeve të botuara në “Shqiptarja.com” datat 28-30 Qershor, në të cilat gazeta hidhte dritë mbi lidhjet e biznesit të bashkëshortes së Zylës, me disa biznesmenë që ishin aktivë me kompani të tjera dhe në eksportimin e armatimeve, një aktivitet ky i lidhur në mënyrë direkte me postin zyrtar të z.Zyla.
Zyrtari i Lartë i SHIU-t në tekstin e tij të dorëheqjes i konsideroi shkrimet e gazetës si sulme, që sipas tij janë të pamoralshme dhe të pabazuara. Zyla në asnjë moment për gati një javë me radhë nuk përgënjështroi asnjë të dhënë, dokument, apo informacion të botuar në "Shqiptarja.com".
“Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i SHIU-t, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në gazetën e përditshme 'Shqiptarja.com', për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime", ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij të dorëheqjes Zyla.
Gazeta Shqiptarja.com në tre numra radhazi hodhi dritë mbi lidhjet e familjarëve të Ylli Zyla me disa tregtarë armësh. Bashkëshortja e zotit Zyla është ortake në një kompani energjitike me dy shtetas të tjerë të quajtur Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebezki.
Por siç tregojnë dhe dokumentet zyrtare të Regjistrit të Bizneseve dy ortakët e zonjës Zyla janë dhe operatorë në sektorin e tregtisë së armatimeve, madje Shqiptarja.com mundi të vërtetojë se ata janë licensuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe se në muajin Prill kanë bërë një dërgesë eksporti me fishekë drejt shtetit të Nigerisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com