Shqiptarja.com, gazeta me më 
shumë lajme për integrimin 

Shqiptarja.com, gazeta me më <br />shumë lajme për integrimin 
Shqiptarja.com renditet e para nga 4 gazetat me të rëndësishme të tregut shqiptar për pasqyrimin e çështjeve të integrimit.
 
Në një studim të forumit të politikave të integrimit "Eu Policy Hub", në katër të përditshmet kryesore, Shqiptarja.com, Gazeta Mapo, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, janë shkruar 2012 artikuj për integrimin europian gjatë 6 muajve të parë të 2016-s.
 
Studimi është mbështetur dhe nga Fondacionet Soros e Friedrich Ebert.
 
Në vend të parë renditet Shqiptarja.com me 585 artikuj.
 
Kjo gazetë kryeson dhe përsa i përket lajmeve të para që hapin gazetën, që i referohen pikërisht BE-së dhe integrimit europian. Plot 61 të tillë në 6 muaj.

"Shumë interesat fakti sepse në të 4 gazetat që monitoruam kanë një ngjashmëri përsa i përket trajtimit të lajmit mjedisor. Dalloj gazetën Shqiptarja.com, ka më shumë artikuj për integrimin".
 
Megjithatë në median shqiptare raportimi rreth integrimit lidhet kryesisht me vizitat e titullarëve të lartë të unionit ose deklaratat e tyre mbi krizat politike shqiptare.
 
Shumë pak pasqyrohen lajme që lidhin BE-në me ekonominë, çështjet sociale dhe kulturën.
 
"Kemi shumë artikuj të shkurtër, dytësor, por pa autor të cilët nuk mund të shkojnë në nivelin e një lajmi të mirë për integrimin Europian. 70% e artikujve janë artikuj politik dhe e njëjta shifër edhe e kontekstit të brendshëm".

Por a janë pasqyruar në këtë raport sulmet në media ndaj ambasadores së Bashkimit Europian dhe lidhjet e presupozuara të familjarëve të saj me George Soros?
 
Andi Dobrushi, drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i njohur ndryshe dhe si fondacioni Soros, përgjigjet "Jo nuk janë përfshirë sepse studimi përfshin periudhën Janar - Qershor 2016, por ajo që është e cutidshme është që 2016 ka qenë një vit interesant përsa i përket 'Brexit'. Nuk gjen asnjë lloj pasqyrimi për këtë proces që padyshim ka edhe efektin e tij negativ edhe në raport me Shqipërinë dhe dobësimin e kësaj strukture.
 
Do të jetë interesante të shohim gjetjet nëse ky studim do të vazhdojë edhe këtë vit dhe besoj që edhe këto që ju theksuat besoj se do të jenë pjesë e studimit
" tha ai.

 
Në një sondazh të fundit kombëtar 80% e shqiptarëve marrin nga media e shkruar ose elektronike informacion për Bashkimin Europian.
 
Ndërkohë, 25% e tyre lexojnë përditë gazetat. 
Studimi, Shqiptarja.com 61 her%u0117 lajm kryesor artikujt p%u0117r integrimin n%u0117 BE
(Artikujt e botuar nga katër përditshmet më të mëdha në vend)

Lajmet për integrimin në BE

Shqiptarja.com - 585 artikuj

Gazeta Mapo - 443 artikuj

Gazeta Panorama - 476 artikuj

Gazeta Shqiptare - 509 artikuj
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit