Artikuj të trajtuar me detaje, të ndërtuara në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve nga vetë gazetarët për të sjellë sa më thjesht për lexuesin edhe lajmet më të komplikuara. Lajme shkurt, inovacione dhe supriza, ashtu siç vetë lexuesit kanë kërkuar.
Në fakt, ishin dëshirat e të rinjve e të moshuarve shqiptarë të cilat ndërtuan imazhin e ri të gazetës Shqiptarja.com. Prej më shumë se 1 muaji Shqiptarja.com ndërmori fushatën “Si e doni gazetën tuaj”, e ku në vitin e 5-të të botimit më në fund gazeta vjen në formatin që e duan shqiptarët.
Në faqet e gazetës lexuesit mund të kalojnë njëherësh edhe në faqen e webit www.shqiptarja.com duke u njohur me lajmet më të lexuara e të komentuara online, si dhe me sondazhin e ditës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)