E themeluar në nëntor 2011, “Shqiptarja. Com”, në një kohë relativisht të shkurtër arriti të bëhet një emër i njohur dhe i vlerësuar për publikun shqiptar, si në tregun e produktit të shtypur, edhe në atë të teknologjisë së fundit, në internet, ku faqja zë një nga vendet e para ndër mediat shqiptare në klasifikimin kombëtar.
Kjo është arritur falë një pune me përkushtim nga ana e stafit dhe drejtuesve të saj.

Profesionalizmi i spikatur në pasqyrimin e lajmit, investigimin në fusha të ndryshme, në kohë reale, ka bërë që lexuesi të tërhiqet nga media e re, duke e bërë atë të renditet në ato më të pëlqyerat dhe, sidomos, më të besueshmet.
Të pranishmit në një ceremoni të thjeshtë në redaksi dje u bashkuan në një urim që përvjetorët e ardhshëm të vijnë me rezultate edhe më të mira se sa deri tani, çka stafi dhe drejtuesit e gazetës “Shqiptarja. Com” i meritojnë me plot të drejtë.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com