TIRANE - Faqja në internet po arrin dita ditës rekorde të paimagjinueshme duke arritur majat e website-ve më të klikuar nga gjithë shqiptarët. Vetëm ditën e djeshme 150 mijë lexues unikë kanë shfletuar websitin e Shqiptarja.com duke lexuar lajmet dhe analizat. Lexuesit janë nga Shqipëria, të gjitha vendet fqinje: Greqi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni, Itali, pastaj Francë, Austri, Rusi, Japoni, Shtetet e Bashkuara, por dhe nga Amerika Latine, Australi etj.
Sondazhi më i fundit për të votuar deputetin më të mirë ose më të keq të legjislaturës së këtyre 4 viteve, ka ngjallur shumë kuriozitet duke arritur në dy ditë shifrën e 45 mijë votimeve, shifër e cila rritet nga minuta të minutë.
Shqiptarja.com renditet mes tre grupeve editoriale më të klikuara në internet nga Shqiptarët. Sipas Alexa.com, kompania ndërkombëtare që mat vizitat e website-ve në gjithë botën, Shqiptarja.com, bashkë me faqen e Top Channel dhe Ballkanweb është në top listën e 3 websiteve më të lexuara, duke lënë pas shumë grupe mediatike të tjera shqiptare që janë në treg prej dhjetëra vitesh, ndërkohë që për kohën e qëndirimit në faqe, Alexa.com e rëndit Shqiptarja.com të parën, me një mesatare qëndrimi prej 25 minutash.
Lexuesit e Shqiptarja.com preferojnë shpejtësinë dhe saktësinë e lajmeve, por dhe rubrika të veçanta si blogjet, lajmet e shëndetësisë, thashethemet.
Sukses të përditshëm dhe fluks nga lexuesit ka dhe rubrika Raportoni Ju. Ku përmes një maili, lexuesit përfshihen personalisht me dëshmitë dhe fakte përmes fotove apo videove, në raportimin e lajmit.
Në pak më shumë se 1 vit mes lexuesve të webit, Shqiptarja.com ka fituar dhe fiton përditë zemrat e lexuesve në shqipëri dhe në mbarë botën.
Redaksia Online
(e.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com