Shqiptarja.com, sondazhi:Pesha
e partive të vogla, Topi surpriza
"Shqiptarja.com" mbyll sondazhin e radhës, i cili synonte të provonte peshën e secilës parti në brendësi të këtyre koalicioneve të mëdha.
TIRANE - "Shqiptarja.com" mbyll sondazhin e radhës, i cili synonte të provonte peshën e secilës parti në brendësi të këtyre koalicioneve të mëdha. Nga ora 16.00 e 26 prillit e deri sot në orën 12:00 ditën kur u mbyll sondazhi kanë votuar rreth 4864 persona.
Në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit marrin pjesë dy koalicione të mëdha dhe FRD e AK që do përfaqësohen të vetme.
Në këtë sondazh supriza ishte Fryma e re Demokratike e ish presidentit Bamir Topi e cila ndonëse ka një vit nga themeli i saj, ka marrë më shumë vota dhe është renditur e para ndër partitë e vogla. Ajo ka marrë 8 % të votave ose
383 vota .
Dy koalicionet e mëdha, njëri i udhëhequr nga Edi Rama dhe tjetri nga Sali Berisha, përfaqësojnë në total 70 parti.
Koalicioni i majtë, Aleanca për “Shqipëria evropiane” ka marrë
2202 vota, 45 % e votave
Koalicioni i djathtë “Aleanca për punësim mirëqënie dhe integrim”,
1814 vota 37% e votave.
FRD, Fryma e re Demokratike e Bamir Topit ka marrë
383 vota, 8%
AK, Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut ka marrë
330 vota, 7%
Në sondazh është dhënë mundësia e votës edhe për të pavendosurit. Për këtë opision janë
136 vota ose 3%
SONDAZHI I SHQIPTARJA.COMSondazhi nuk ka një vlerë shkencore pasi nuk bazohet mbi një grup të seleksionuar të popullsisë, por mund të konsiderohet vetëm një mbledhje opinionesh, që shërben për të shprehur një orientim e sigurisht nuk është një parathënie e rezultatit të vërtetë zgjedhor. Atë do e shprehin vetem zgjedhësit shqiptarë në datën 23 qershor.
Duke kërkuar gjithsesi shmangien e abuzimit dhe manipulimit, sistemi i votës përmes internetit u mbrojt nga sistemi "Captcha", i cili shërben në shmangien e votës disa herë në mënyrë automatike duke bllokuar IP.
Në këtë mënyrë u shmang, në maksimum rreziku i ndryshimeve dhe manipulimeve të rezultatit, të cilat në sistemin e votës përmes internetit nuk mund të jenë totalisht zero. Për këtë arsye, teknikët përgjegjës të "Shqiptarja.com" kontrolluan gjetjen dhe bllokimin e “ndërhyrjeve”, që synojnë falsifikimin e votës elektronike.
(Foto: Përmbledhja totale e votave)
SHIKONI REZULTATIN Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.2%
-
Të gabuar
70%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit
27 Nëntor, 13:15
-
Lewandowski shënon golin e 101-të në Champions dhe 'kap' Messin e Ronaldon: Gjithmonë duam të fitojmë
27 Nëntor, 13:12
-
Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
27 Nëntor, 13:06
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet
27 Nëntor, 13:05
-
Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?
27 Nëntor, 13:05
-
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
27 Nëntor, 12:55
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet drejtori i shkollës artistike (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik dhe i jep fitoren Gwangjusë
27 Nëntor, 12:40
-
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Buxhetin 2025, më 3 Dhjetor kalon në seancën plenare në Parlament! Mbi 2,7 mld lekë shtesa
27 Nëntor, 12:39
-
DOSJA/ '1 milimetër afer zemrës!' SPAK identifikon 'marinsin' që pagoi Suel Çela për atentatin ndaj Ardjan Çapjas! Bleu snajperin 50 mijë euro në Kosovë
27 Nëntor, 12:36