Shqiptarja e OKB në Somali flet për gjendjen atje: Vetëm një javë më parë nisën testimet, njerëzit thonë 'Ne na mbron Zoti!'

Prej katër vitesh pjesë e projekteve të OKB-së në Somali, ekonomistja Merita Jorgo ka treguar sesi po përjetohet koronavirus atje.

Ndryshe nga shumë vende të botës, në këtë vend duket se lufta ndaj virusit që ka marrë jetë njerëzish, është marrë me ‘qetësi’.

Merita Jorgo thotë se atje qeveria është e vonuar me marrjen e masave, vetëm para dy ditësh ka kufizuar lëvizjet, ndërkohë që testimet kanë nisur vetëm një javë më parë. Numri I të konfirmuarve me koronavirus sipas saj, janë 80, por njerëzit jetojnë në familje të mëdha, gjë që do të rrezikojë prekjen e shumë prejt tyre nga virusi vdekjeprurës.

“Ashtu si në cdo vend tjetër, Covid 19 ka ndikuar edhe në Somali, pak me vonesë. Fluturimet e fundit ishin rreth 1 vit më parë. Këtu kemi mbetur shumë pak persona të konsideruar si rrezik për të lëvizur. Problemet politike janë të mëdha dhe kriza botërore e armiku I padukshëm pritet të ndikojë Somalinë në shkallë më të madhe se vendet e tjera. Qeveria këtu varet shumë nga ndihmat ndërkombëtare. Në Somali njerëzit mendojnë që janë në dorë të zotit, që virusi nuk ka cfarë I bën, jetojnë në familje të gjëra me shumë pjestarë. Qeveria është e vonuar për marrjen e masave, virusi është i importuar nga vendet e tjera ndaj ajo që u bë e para ishte mbyllja e kufijve. Brenda vendit nuk pati asnjë masë. Vetëm para 2 ditësh u bë kufizimi i lëvizjes, njerëzit vazhdojnë të shkojnë në xhami, marketet janë të hapura, Vetëm këtë javë kanë nisur testet dhe janë 80 të prekur, por pritet që numri të jetë më I madh se në 80.” shprehet ekonomistja shqiptare e OKB në Somali.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
'Shqipëria është Parajsë!' ekonomistja shqiptare nga Somalia: Nëse doni të bëhet më mirë, jepni të gjithë kontribut!

Në një lidhje direkte nga Somalia, ekonomistja shqiptare pranë OKB, Merita Jorgo bën krahasimin e Shqipërisë në raport me vendet që ka parë në Afrikë, Lindjen e Mesme e vende të tjera që ka punuar si ekonomiste pranë OKB.

“Parajsë” e quan ajo vendin tonë, ndërkohë që përshëndet avancimin e saj dhe bën thirrje që të gjithë shqiptarët të japin kontributin për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

“Shqipëria krahasuar me vendet që kam parë më duket ‘Parajsë’. Ndoshta sepse unë kam punuar me këto vvende, është e vështirë ti krahasosh me vende më të zhvilluara se  Shqipëria, e cila më duhet lule. Shqipëria është zhvilluar Natyrisht që mund të bëjë shumë më tepër. pozicionimi i saj në Evropë është një faktor shumë i mirë. A mund të bëjmë më shumë? Sigurisht, por duhet të japim të gjithë kontributin e tyre” shprehet Merita Jorgo.

Ora 11:00
Ekonomisja shqiptare pranë OKB rrëfen eksperiencën në Somali: Ngrihesh në mëngjes dhe thua 'Falë zotit jam gjallë!'

Eksperiencën e saj  4 vjecare si pjesë e projekteve të OKB-së në Somali, ekonomistja shqiptare Merita Jorgo e konsideron si mundësi e mirë për të njohur njerëzit, por ndonëse sipas saj njerëzit në këtë vend janë mikpritës, të jetosh aty është e rrezikshme.

Në një lidhje me Skype me gazetaren Suada Daci në emisionin “Rreze Dielli”, Merita Jorgo ka treguar si po përjetohet koronavirus atje, ndërkohë që ka folur edhe për të përditshmen e saj, në vendin me konflikte, ku tthotë se ka mësuar të vlerësojë jetën. 

“Unë i shikoj shumë mikpritës si persona ajo që më pëlqen më shumë është kultura dhe njerëzit.  Kam kaluar 15 vjet larg familjes, nuk mësohesh dot me distancën nga ta, por unë do të shoh anën pozitive, pasi kam udhëtuar shumë, më ka bërë që ndoshta të ndryshoj prioritetet e mia, dhe cfarë ka rëndësi në jetë. Të ndryshoj prioritetet e mia për atë që ka më shumë rëndësi në jetë. Kam parë persona të vrarë,  varfërinë, ngrihesh në mëngjes dhe thua: Shpresoj të mbetem gjallë, kjo të mëson  që jeta është shumë e shtrenjtë, personat që kemi të afërt janë shumë të shtrenjtë, shëndeti është i shtrenjtë” shprehet në emisionin “Rreze Dielli” Merita Jorgo.  

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare