Shkarkohet CEO i “OpenAI” Sam Altman! Bordi i jep besimin shqiptares Mira Murati

Shkarkohet CEO i “OpenAI” Sam Altman! Bordi i jep besimin shqiptares Mira Murati

Tashmë një shqiptare do të jetë në krye të një prej kompanive më të madhe të inteligjencës artificiale në botë, asaj të OpenAl, që prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, 

Bëhet fjalë për inxhinieren Mira Murati, e cila më parë ishte drejtoreshë e teknologjisë po në këtë kompani.

Murati do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm. Kompania tha se shefja e teknologjisë, Mira Murati, do të marrë detyrën si shefe e përkohshme.

CEO i kompanisë, Sam Altman është larguar nga detyra pas një “mocioni” mosbesimi nga bordi drejtues i kompanisë.

OpenAI e bëri njoftimin në një deklaratë, në të cilin specifikon se Altman po largohet edhe nga bordi i drejtorëve.

“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI“,  thuhet në deklaratë.

Më pëlqeu koha në OpenAI. Ishte transformuese për mua personalisht, dhe shpresoj disi edhe për botën. Mbi të gjitha më pëlqeu të punoja me njerëz kaq të talentuar. Do të kem më shumë për të thënë për ato çfarë do të vijnë më pas"  postoi dje Altmannë rrjetin X, dikur i quajtur Twitter

Bordi i OpenAI përfshin shkencëtarin kryesor Ilya Sutskever dhe drejtorë të pavarur si CEO i Quora Adam D’Angelo, sipërmarrësja e teknologjisë Tasha McCauley dhe Helen Toner e Qendrës Georgetoën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim.

Bordi tha gjithashtu se Greg Brockman, presidenti i OpenAI, “do të japë dorëheqjen si kryetar i bordit'.

 

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besmir: 18/11/2023 10:33

    Gjej ndonje menyre me i zhduk kta ushunjzat tona nga Berisha te Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik