Shqiptarja që “gjunjëzoi”
Vogue! Okiana Mikeli

Shqiptarja që “gjunjëzoi” <br />Vogue! Okiana Mikeli
Ka ikur nga Shqipëria në moshën 7-vjeçare me dy çmime të fituara në Tiranë për një kurs pikture, ndërsa sot është një stiliste në ekspansion në Itali. Vetëm 21 vjeç, Okiana Mikeli, ka krijuar tashmë një profil të saj unik dhe krejt të veçantë, profil i cili e ka ndihmuar që këtë verë të jetë një stiliste e angazhuar në sfilatën e Alta Moda që do të zhvillohet në muajin korrik, ndërsa në muajin mars, prestigjiozja “Vogue” e zgjodhi punën e saj si fituese. Bëhet fjalë për një stampë mode që do të përdoret nga stilistët e rinj gjatë gjithë kësaj vere të nxehtë në botën e modës. E dyzuar mes pikturës dhe dizajnit, Okiana, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, thotë se Shqipëria është kudo e pranishme në punët e saj dhe ajo shprehet se do të jetë gjithmonë “Okiana nga Tirana”.

    Stilimi juaj është ekspozuar në faqet e “Vogue” Italia, si puna më e mirë, që do të përfaqësojë të gjithë stilistët e rinj, çfarë ndjesie ju krijon kjo?
Nga njëra anë jam e gëzuar që stampa ime u zgjodh dhe u botua në revistën “Vogue” të Italisë. Krijimi im artistik u vlerësua midis një numri tepër të madh konkurruesish edhe të afirmuar, madje edhe pedagoge të dizajnit. Pra e gëzuar edhe sepse isha konkurrentja më e re. Nga ana tjetër, sigurisht që është një sukses i madh për një stiliste që sapo ka hedhur hapat e saj te para ne fushën e modës. Për stilistët në veçanti, por edhe për fotografet e modelet botimi ne faqet e revistes “Vogue” është një pikarritje, ndërsa për mua ka qenë një pikënisje.
     Si mbërritët deri te “Vogue”?
Unë jam një lexuese e apasionuar e gjithçkaje që ka të bëjë me modën, e në mënyrë të veçantë e revistës “Vogue”. Duke shfletuar faqet e kesaj te permuajshme zbulova shpalljen e një konkursi për realizimin e stampës më të mirë, e cila do të përdorej më pas nga stilistët e rinj për sfilaten e AltaModa AltaRoma, që do të zhvillohet në muajin korrik të këtij viti në Romë. Më pëlqeu një sfidë e tillë dhe fillova të punoj për stampën time. Për realizimin e saj u frymëzova nga figurat gjeometrike dhe dekoracionet tipike të qyteterimit të lashtë aztek dhe nje figure natyrore si ajo e flutures. Duke i shkrire te dyja bashke ne menyre simetrike dhe duke perdorur nje kontrast ngjyrash ku dominonte ajo lejla realizova nje stampe qe per mua do te ishte e pershtatshme per nje veshje eksentrike.
 A ka qenë pengesë për ju fakti i të qenit nga Shqipëria?
Aspak. Mendoj dhe kjo është e sigurte që unë jam vlerësuar për talentin tim, pavarësisht nga origjina ime.
 Ti ke dy pasione të mëdha, pikturën dhe stilimin. Cila prej tyre është më e fortë, Okiana piktore apo Okiana stiliste?
Une kam lindur si piktore dhe do të vazhdoj te jem piktore. Por mua me pelqen qe te jem edhe një stiliste. Unë adhuroj ngjyrën në pikturë, por ne te njejten kohë pëlqej që të perdor ngjyrën në realizimin e veshjeve te mia si stiliste. Pra unë jam dhe do të jem një piktore-stiliste apo një stiliste-piktore.
 Kush është muza juaj e frymëzimit për pikturat tuaja? A keni një model që ndiqni, apo gjithçka është krejt personale, që ju e hidhni mbi telajo ashtu siç iu vjen në atë moment...?
Muza ime është figura e femrës, pra bukuria e saj, si fizike, ashtu edhe shpirtërore. Me penelin tim dhe ngjyrat e mia kam krijuar portrete të ndryshme femërore ku spikat natyra e saj komplekse, e fortë, por edhe e brishtë, e bukur, por edhe imperfekte, tërheqëse, por edhe djallëzore. Në galerinë time të femrave gjen Lady Makbeth, Ofelian, Porcian, por edhe gruan e veseve kapitale, si indiferenten shpirtërore, apatiken, seksualen, etj.
  A ka ndopak Shqipëri në punët tuaja?
Shqipëri ka dhe do të ketë vepra ime. Kjo është diçka e natyrshme. Po përmend këtu një nga pikturat e mia të fundit e cila titullohet “Deti Jon” ku ne nje rafiguracion per popujt e Mesdheut, ne qender kam vene gruan ilire si perfaqesuesen e nje prej popujve me te vjeter te ketij pellgu te lashte te qyteterimit boteror.
 Po stilimi, si ka lindur tek ju? Si pasion, si frymëzim apo si një binjake e pikturës?
Stilimi lindi dhe eshte tek une si nje binjake e piktures. Jane si dy gjysma te se njejtes molle. Nga njera ane arti i ngjyres dhe nga ana tjeter arti i veshjes.
 Kush iu ka mbështetur më shumë deri më tani?
Ata qe e kane kuptuar dhe mbeshtetur talentin tim jane babai dhe nena ime, dy intelektuale artdashes. Mendoj se edhe ambienti ku jetoj, Roma, ka ndikuar mjaft per pasurimin tim artistik.
 Ju jeni shumë e re, por jeni gjithashtu mjaft e njohur në qarqet italiane, a ka qenë e lehtë rruga që keni bërë deri këtu?
Fati i artistit varet nga talenti dhe puna e tij. Kur ato ecin se bashku atehere edhe vepra vleresohet dhe evidentohet ne menyre te natyrshme, pavaresisht nga ambienti ku jeton. 
Cila është ambicia juaj në të ardhmen?
Te perfaqesohem me vepren time ne pikture ne galerite me te famshme te botes, por edhe te jem nje stiliste ne nje atelie te njohur, me objektiv final, per te krijuar shtepine time te modes.
 Na flisni pak për gjërat që keni mundur të bëni deri më tani dhe për projektet tuja në të ardhmen....
Ne pikture kam filluar qysh e vogel dhe dy çmimet e mia te para i kam marre ne moshen 7-vjeçare, kur kam qene ne Shqiperi, nga Ministria e Kultures se Norvegjise, ne kuadrin e nje kursi pikture ne Tirane. Pas kesaj krijimtaria ime ne fushen e piktures ka vazhduar me paraqitjen e tyre ne galerite me te njohura te Romes si ato te PIazza del Popolo, Via del Corso, Via Giulia, Trastevere, Via Nazionale, Teatro Eliseo, Piper i famshem, etj., ne Gjenova, ne Firence, ne Piaçenca, per te vazhduar jashtë Italise ne Bratislave, Bruksel dhe ne te ardhmen e aferme ne Nju Jork, Paris e Londer. Si stiliste kam krijuar dhe publikuar linjen time te pare te fustaneve skulpture, kam krjuar stampen time te pare te botuar ne Vogue dhe ne muajin qershor jam finaliste ne nje konkurs kombetar me nje linje rrobebanjosh dhe fustane. Ndersa ne muajin korrik do te marr pjese ne sfilaten e talenteve te reja per AltaModa AltaRoma.
 A është Shqiëria në planet tuaja të së ardhmes? E keni menduar ndonjëherë të ktheheni përfundimisht në Tiranë?    
Shqiperia eshte vendi ku kam lindur dhe kam mesuar abetaren. Ajo eshte gjithmone ne zemren time. Kudo qe te jem jashtë apo ne atdheun tim une jam dhe do te jem Okiana nga Tirana.
(Intervista u botua ne suplementin Fundjava, të Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’