“Fuego” titullohet kënga me të cilën Eleni Fuereira do të ngjitet në skenën e Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Qipron. Por në një intervistë për emisionin "Tet a tet" në televizionin Publik të Qipros, këngëtarja ka treguar se po sulmohet për origjinën e saj.
"Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë 'A je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion'”, u shpreh Eleni.
"Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria?", tha këngëtarja.
Gjithashtu ajo ka rrëfyer edhe për fëmijërinë e vshtirë të saj dhe sfidat që ka kaluar.
“Nuk më ka munguar kurrë ushqimi sepse prindërit e mi nuk hanin vetëm që unë të mos ndihesha e uritur. Nuk është e thjeshtë të lësh një vend me plumba dhe të shkosh në një vend të ri për të nisur jetën nga fillimi. Unë nuk jam ngjitur kurrë në skenë dhe dy njerëz të jenë kokëulur sepse këndoja për ta. U ngjita në skenë dhe thashë që ky është vendi im”, vazhdon më tej këngëtarja.
Tani që do të përfaqësojë Qipron, ajo është shumë e lumtur që organizatorët e përzgjodhën. Dhe në një intervistë pak kohë më parë ajo u shpreh se nuk ndjen konkurrencë ndaj dy shqiptarëve të tjerë që do marrin pjesë në Eurovizion.
Redaksia Online
A. S/Shqiptarja.com







