Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit në Itali u vetëvra, 1 vit më parë denoncoi në 'Pa gjurmë' trafikuesit nga Shijaku! Rrëfimi tronditës për torturat (VIDEO)

2 ditë më parë mediat italiane njoftuan se 47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, u vetëvrarë, duke u hedhur nga ura. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

Adelina Sejdini, pati rrëfyer të gjithë eksperiencën dhe dramën e jetës së saj në Report Tv në emisionin ’Pa Gjurmë’, një vit më parë. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe dhe për herë të parë foli edhe në një media shqiptare, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV emisionin e 16 qershorit të vitit 2019. Falë denoncimit të saj, 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u raportuan, ku të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë. Në intervistën e dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’ një ish-punonjëse seksi e lindur në Durrës, Adelina shokoi live, ndërsa pati guximin të denonconte ata që e trafikuan një grup i strukturuar nga Durrësi dhe Shijaku.

Odeta Dume: Po personat që të trafikuan nga ishin me origjinë ?

Adelina Sejdini: Ishin nga Durrësi dhe Shijaku dhe të them edhe më shumë. Ka njerëz që kanë hotele 5-katëshe, 10-katëshe atje në Shqipëri dhe kanë trafikuar shumë vajza këtej. Dhe mua kur më kishin mbyllur, se i shpëtova unë një herë këtyre. Më kishin mbyllur në një shtëpi në katin e dytë, unë jam hedhur nga kati i dytë rashë në rërë. Kam shkuar tek policia e Shijakut për të kërkuar ndihmë. Rajoni i policisë së Shijakut më shiti tek një njeri që ia mbaj mend emrin, nuk do ta harroj kurrë, se më rrënqethet mishi. Një djalë me emrin...i Shijakut dhe prandaj nuk vë më këmbë në Shqipëri. Do të dëshiroja të rrija në Shqipëri, por ja që erdhi fati i jetës kështu. Nuk e di ku jeton familja ime, s’kam kontakte më me ato. Kontakti i fundit që kam patur me ta, nuk duan t’ja dinë. Ka qenë një agroturizmi tek Iliria në Durrës. Këto policët ishin shokët e këtyre trafikantëve dhe vinin edhe në krevat me neve dhe kur nisej gomonia kishte edhe policisë shqiptarë atje. Kishte njerëz me kapuç në kokë, kishte gjithë ato vajza dhe këta s’e çanin kokën fare. Kur erdha në Itali dhe më thoshte policia italiane do të ndihmoj unë kisha frikë. Na fiknin cigaret tek gjoksi, tortura nga më të ndryshmet. Madje mua tek këmba e djathtë tek kofsha, më kanë hapur mishin me thikë, një të çarë të madhe duke më futur kripë. Unë denoncova, por para se ta bëja kisha shumë frikë se mbaja mend policinë atje në Shqipëri, se polic për polic kisha shumë frikë. Kur denoncova pashë që më ndihmuan dhe nuk më lanë vetëm. Kështuqë unë kam ndihmuar edhe vajza të tjera. Unë kam shpëtuar shumë vajza shqiptare. Kam njohur një vajzë 13 vjeçe, e kam parë më sytë e mi ka qenë e shitur nga nëna e saj për prostitucion, duke e ditur nëna shumë mirë se ku do të shkonte fëmija, e kishte shitur.

Por në intervistën e fundit të dhënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, Adeliana nga Durrësi kërkoi për herë të dytë të fliste në program për një tjetër apel publik, kësaj here për familjen e saj, e cila e kishte mohuar për 25 vite me radhë. Për këtë arsye Adelina e konsideronte veten te humbur dhe vajza pa nënshtetësi. Në një rrëfim rrëqethës ajo foli jo vetëm për luftën ndaj sëmundjes, pas diagnostikimit me tumor, ndërsa kurohej në spitalin në San Matteo, por edhe përpjekjet për të fituar drejtësi. Ajo deklaroi se nuk kthehej kurrë më në Shqipërisë nga frika se mund ta vrisnin.

"Javë për javë shkoj në spital. Por kam ca probleme. Unë mbaj mend, prindërit e mi ishin nga Çamëria. Unë kërkoja të merrja nënshtetësinë italiane, pasi në Shqipëri nuk kthehesha më kurrë nga frika se do më vrisnin. Kjo ka bërë që unë të luftoj për të drejtat dhe këto kohët e fundit kam punuar dhe si gazetare, por tani jam pa punë, pa asgjë. S’jam kthyer më në Shqipëri. S’kam asnjë lloj kontakti me familjen time. Por kam marr vesh se i kanë shkuar dhe i kanë kërcënuar me kallash tek shtëpia, duke më kërkuar mua. Po ata i kanë thënë se e kemi hequr dhe nuk është më vajza jonë. Nuk kam vënë më këmbë në Shqipëri prej frikës"

Në shkrimet e publikuara nga mediat italiane për shqiptaren që pati një fund tragjik dhe një jetë të vështirë mes tortura thuhet se Adelina nuk donte më shtetësinë shqiptare, vendin të cilin e la në vitin 1996 dhe familja gjithashtu e mohoi. Ajo nuk kishte askënd në vendin ku i lind, ndërsa kërkonte me ngul nënshtetësinë italiane. Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda. Me urdhër të autoriteteve, pasi u pranua në Kapitele, ajo do të duhej të kthehej në Pavia, ku po trajtohej dhe kishte përfunduar gjithashtu në terapi intensive. Por Adelina Sejdini nuk u kthye më nga Roma...dhe të shtunën e kaluar u hodh nga një mbikalim hekurudhor duke i dhënë fund jetës së saj të pazakontë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 16/11/2021 09:02

    Ah... si s'kam nji Grusht te rande, ti bie shtetit qe s'bezan! Sa te pandjeshem jeni o shtet, o shoqeri shqiptare! Turp per te gjithe ne, per ata djem qe motrat e qytetit te tyre i shtyne ne kete derexhe. Turp per ato familje, per ato nena qe kane shitur vajzat è tyre(13 vjec thoshte Adelina) si ju flihet... si ju haet buka, si rrini ne qetesi?! C'qenie jeni?! Po shteti yne c'ben?

    Përgjigju
  • Iris: 11/11/2021 01:47

    Teper e trishtueshme,kerkojme nga shteti reagim,por harrohet familja.Familja shqiptare ka nje problem te rende dhe po shfaqet e rishfaqet me se nje here dhe jo vetem ky rast.Vajza te trafikuara,te mohuara nga familja,gra qe lene burra dhunues,por s'pranohen nga familja,vajza qe ne nje moment,pasi jane zhgenjyer nga te dashurit,te cilet u jane dukur /bota/,ne vend te gjejne ndihme e ngushellim te familja,perballen me nje dere te perplasur ne fytyre.Kjo mendesi duhet te ndryshoje.Mjaft me /cfare do thote bota/,mjaft me /na korriti/,mjaft me /bej jeten qe zgjodhe/,mjaft me/kjo nuk eshte me vajza jone,nusja jone,motra jone,nena jone/,mjaft me /kthehu te burri,ky ishte fati jot/,mjaft me mohime e poshterime!!! Duket sikur dhe dashuria e kujdesi qe mund t'u keni dhene dikur,ka qene hipokrite,e kushtezuar me imazhin.

    Përgjigju
  • Ne emer te vajzave: 10/11/2021 23:14

    SPAK-u per kete plage te hapur te shoqerise sone duhet te levize urgjent. Te gjithe te implikuarit te arrestohen

    Përgjigju
  • Arber: 10/11/2021 13:22

    C'fare drame. Dhe askush nuk flet , askujt nuk i ben pershtypje .Adelina edhe e vdekur klith dhe akti i saj veteflijues eshte demaskimi i indiferences , mosndeshkueshmerise dhe mallkimi do to te ndjeke te gjitha ata qe kishin dicka per te bere dhe nuk e bene qofte andej nga jetoi gjysmen e jetes se saj qofte edhe ketaj nga ku lindi dhe u rrit .

    Përgjigju
  • Beni: 10/11/2021 12:36

    1Shteti shqiptar duhet te kishte nderhyre per kete rast, per ti dhene nenshtetesine italiane. 2 Shteti te sekuestroje pallatet e trafikuesve te vajzave shqiotare. Emrat ajo i dha ne interviste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja