Tre vëllezër shqiptarë janë arrestuar pasi mbi ta rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit, rrëmbimit të personit dhe grabitjes. Ledjan Bacuku, Gentjan Bacuku dhe Aleksandër Bacuku, bashkë me një italian, u arrestuan nga karabinierët e Savonas në Itali pas një hetimi që ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2017.
Ngjarja për të cilën u arrestuan 3 shqiptarët lidhet me vdekjen e një shqiptareje, e lindur në 1992, e cila prostituohej në Sanremo dhe shfrytëzohej nga 4 tutorët. Ajo u rrëmbye dhe ishte e mbyllur në Albissola Marina. Ajo nuk donte më të punonte si prostitutë dhe sipas medieve italiane, vajza u hodh nga kati i tretë në rrugën Gentile. Ajo shkoi në spital, dhe e frikësuar nga kërcënimet tha se ishte dhunuar nga një klient. Por ishte një qytetare e cila kishte ndjekur ngjarjen e cila dha indicien për të vijuar hetimet.
Shqiptarët janë arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme. Kreu i Repartit Hetues të Karabinierëve ka thënë se po hetojnë nëse grupi ka shfrytëzuar të tjera femra.
“Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike”, tha Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve.
O Shqiptare legena kriminela,late nam ore,ju meritoni plumbin ne lule te balit.
Përgjigju