Një vajzë shqiptare, e thirrur nga gjykata italiane për të dëshmuar mbi një vjedhje të 5 marsit të vitit 2012 është penalizuar nga drejtësia e vendit fqinj.
 
Vjedhja ka ndodhur në Imperia dhe duke qenë se aktualisht vajza jeton në Shqipëri, ajo ishte e detyruar që për çdo seancë të udhëtonte me avion drejt Italisë.
 
Në çdo rast të udhëtimeve të drejt vendit fqinj shpenzimet janë paguar nga drejtësia italiane. Kështu ka ndodhur edhe në udhëtimin e fundit.
 
Por gjatë seancës gjyqtarja Alessia Ceccardi ka vënë re mungesën e shqiptares A. D që do të dëshmonte mbi vjedhjen e iPhone-t të shokut të saj me iniciale I.A i cili në kohën kur shtetasi D.B i mori celularin ishte 15 vjeç.
 
Shqiptarja edhe pse me kishte mbërritur në Itali me biletë të paguar nga gjykata italiane nuk është paraqitur në seancë.
 
Kështu gjykata mori vendimin që të gjitha udhëtimet që vajza shqiptare do bëjë drejt Italisë do paguhen nga ajo. Gjithashtu për mosparaqitjen në sallën e gjyqit vajza mori edhe një gjobë prej 300 eurosh.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com