Shqyrtohen 6 kandidaturat për Kushtetuese/ KED publikon renditjen sipas pikëve

Shqyrtohen 6 kandidaturat për Kushtetuese/ KED publikon renditjen sipas pikëve

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procesin renditjes në bazë të pikëve, për 6 kandidatët e 4 vendeve të lira në Gjykatën Kushtetuese. Sipas renditjes së publikuar nga KED Arta Vorpsi, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, renditet e para në listë.

Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda renditet i dyti ndërsa në vendin e tretë renditet këshilltarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska.

KED njofton se pas shyqrtimit të listës së kandidatëve dhe raportit të arsyetuar për procedurën e verifikimit të tyre, nga vetë ky institucion dhe organet e emërtesës, ajo do t'i dërgohet presidentit të Republikës dhe Kuvendit. Nëse këto institucione nuk do përzgjedhin asnjë kandidat nga lista, atëherë do të zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga KED. 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një kandidat, Vitore Tushën ndërkohë që duhen 9 të tillë për funksionimin e saj pasi vettingu i përjashtoi të gjithë anëtarët me përjashtim të saj.

Njoftimi i plotë i KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese,

në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

-Arta Vorpsi 89.610 Pikë

-Besnik Muçi 81.926 Pikë

-Elsa Toska 85.425 Pikë

-Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

-Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

-Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do ti dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zhuli: 11/09/2019 11:43

    KED E ZHULIT ZGJEDH AN.KUSHTETUES A.VORPSIN QE S KA GJYKUAR KURRE... MEEEDET !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin