Shqyrtohet Vlora, debate mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike

Shqyrtohet Vlora, debate mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike

1621329847_kas.jpg

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Anëtari i KAS Ilir Rusmali ka debatuar me juristin e PD Marash Logu, për shkak se ky i fundit pretendon se 23 qytetarë vlonjatë mund të kenë votuar për 60 zgjedhës të tjerë.

Debatet:

Rusmali: Ju keni ardhur në këtë institucion për të kërkuar drejtësi. Dhe drejtësia kërkohet duke mbajtur në njërën dorë ligjin dhe në dorën tjetër provat. Pyetjet unë nuk i bëj për karshillëk. Unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjin. Është vendimmarrje në një provë si kjo, ne të kuptojmë vlerën provuese të saj. Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për një hipotezë. Dhe ne nuk na duhet hipoteza por prova. Dhe unë përpiqem të ndihmoj palën që ngre hipotezën, duke kërkuar të filtrohet prova. Ju kapërceni kufijtë e etikës sepse prova që ju thoni mungon. Hipoteza e ngritur nga zoti Logu nuk formion [provë. Provë formon vetëm fjalia. Por dokumenti duhet ta provojë provën. Zoti Logu nuk e thotë dot sepse dokumenti nuk e ka provën.

Logu: Kjo provë të nderuar, është shumë e qartë. Është e zeza mbi të bardhë. 23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendosur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues. A është kjo të nderuar anëtar të KAS shkelje e ligjit. Ne e dimë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nëse ju e dini ndryshe, na e thoni që tani. Unë nuk mund të dalë sot garant, por ekziston mundësia që këta persona që janë identifikuar për 60 votues, edhe mund të kenë votuar për 60 persona. Kemi të bëjmë me një parregullsi që cenon rëndë procesin zgjedhor.

Braho: Ju jeni të idesë që kjo provë krijon dyshimin e arsyeshëm se 23 persona kanë votuar për 60 perrsona. Dhe nëse kjo analizohet, jemi në kushtet e pavlefshmërisë së zgjehdjeve, këtë pretendoni?

Logu: Po kjo është.

Rusmali: Por nuk provon që këta 23 persona kanë votuar apo jo?

Logu: Por është shkelje e ligjit, vendosja e gishtit disa herë apo jo?

Rusmali: Unë kuptova shumë qartë kontekstin në të cilin ju kërkoni të fusni provën. Unë kam një dilemë për fjalinë tuaj për “ekzistencën e mundësisë”. Prandaj unë e bëj pyetjen, për të kuptuar nëse kjo provohet apo jo.

Logu: Ka 23 qytetarë të Vlorës që kanë pasur në dispozicion 60 karta identiteti në dorë për zgjedhje.


Lajmi kryesor:

Pas Gjirokastrës dhe Beratit KAS rrëzon PD-LSI edhe për Qarkun Vlorë: Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve! Vuloset rezultati i 25 prillit


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!