Shërbimi social shtetëror ka shpallur vendet vakante si dhe ka nisur të kërkojë tre punonjës socialë për të zëvendësuar kujdestarët e shkarkuar nga jetimorja e Shkodrës pas videoskandalit

Njoftimin për këtë shërbimi social e ka bërë në faqen online por edhe në faqene Facebook në të cilën njofton edhe kushtet me të cilat do të përzgjidhen kujdestarët e rinj të jetimores. Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 27 korrik.

Tre kujdestarët si dhe drejtoresha e jetimores së Shkodrës janë shkarkuar me urdhër të ministrit Klosi menjëherë pas publikimit të videos në media.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)