Shtëpia e Bardhë: Nga Shqipëria
kërkojmë zbatimin e "drejtësisë"
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Në takimin e mbajtur në sallën Roosevelt të Shtëpisë së Bardhë me Zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland, palët biseduan mbi konsolidimin e partneritetit strategjik SHBA – Shqipëri, sidomos në fushat me interes afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e të dyja vendeve.
Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, si dhe angazhimi parimor i Shqipërisë në këtë kontekst. McFarland u shpreh se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”.
Ministri Bushati u ndal mbi “nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar orientimin euroatlantik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve që synojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor duke penguar kursin e reformave transformuese”.
Në këtë kontekst, McFarland rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të SHBA-së për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet tona për jetësimin e reformës në drejtësi”, reforma të cilat ajo i cilësoi si jetike.
Në vazhdën e takimit të Koalicionit Global kundër ISIS që u mbajt në Washington në muajin mars, një theks i veçantë iu vu rëndësisë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe masave të marra nga vendi ynë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
McFarland vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, kontributet e vendit tonë në misionet dhe operacionet e NATO-s në kufijtë jugorë dhe lindorë të Aleancës, si dhe peshën specifike të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Gjatë këtij takimi u shpreh vullneti për të thelluar një bashkëpunim sa më të profilizuar në përputhje me nevojat që ka Shqipëria dhe rajoni, për ta bërë sa më efikas përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.4%
-
E qeverisë
4.1%
Vota total: 8520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfundon epoka Gjici te Kukësi, përfaqësuesi i familjes: Prekëse të largohemi pas 12 vitesh! Prezantohen drejtuesit e rinj
13 Gusht, 17:07
-
Berat/ Përfshihen nga flakët tokat bujqësore në fshatin Syzes, era ndihmoi zjarrin në pjesën e mbjellur me vreshta
13 Gusht, 16:47
-
Irani refuzon thirrjet evropiane për përmbajtje nga sulmet ndaj Izraelit
13 Gusht, 16:38
-
BE krah Shqipërisë e Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve, një avioni ushtarak nga Rumania nesër në dispozicion të autoriteteve shqiptare
13 Gusht, 16:31
-
Parashikimi i motit/ Nesër termometri shënon 41 gradë Celcius
13 Gusht, 16:16
-
Ministrja Koçiu inspekton vijën bregdetare të Golemit për kushtet higjieno-sanitare: Nga 1 qershori deri më 9 gusht, 2,961 kontrolle
13 Gusht, 16:10
-
Lufta/ SHBA: Putini duhet të largohet nga Ukraina nëse nuk dëshiron trupat e Kievit në Kursk
13 Gusht, 16:02
-
Vrasja e Egli Progës, Prokuroria zbut akuzën për Denis Meçen! Nga vrasje me dashje e bën vrasje nga pakujdesia! I riu shmang deri në 20 vite burg
13 Gusht, 16:01
-
Financial Times: Marina ruse është e trajnuar për të goditur në zemër të Europës edhe me armë bërthamore
13 Gusht, 16:00
-
Ministri Hoxha bisedon me ambasadorin turk për fushën e sigurisë: Partner kryesor, bashkëpunim dinamik
13 Gusht, 15:59
-
Profil/ Vajza 24-vjeçare që 'vë në rresht' burrat e Hasit! Arbërie Rada rrëfen në 'Report Tv' sfidat në drejtimin e Policisë Bashkiake
13 Gusht, 15:56
-
Apeli lë në burg biznesmenin Eridion Muho, do shpërthente me tritol tragetin turistik të kompanisë rivale! Lënda plasëse i mori jetën mikut të tij
13 Gusht, 15:54