Shtabi i majtë: Pjesëmarrja e lartë
në votime, dibranët refuzojnë dhunën

Shtabi i majtë: Pjesëmarrja e lartë<br />në votime, dibranët refuzojnë dhunën
Shtabi Elektoral i kandidatit të ASHE, Muharem Rama, falënderon qytetarët dibranë për pjesëmarrjen e deritanishme në procesin e votimit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se kjo pjesëmarrje është tregues i qartë se populli i Dibrës nuk pranon dhe refuzon dhunën e incidentet.
 
"Inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë të dalin masivisht në votime, të përcaktojnë kështu me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm. Denoncojmë tentativat e vazhdueshme të Partisë Demokratike për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor përmes deklarimesh të pavërteta që në thelb synojnë të prishin procesin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Dibrës të votojnë të qetë e të lirë për të vendosur si fitues atë kandidat që e konsiderojnë të duhurin për drejtimin e bashkisë", thuhet në deklaratën e Shtabit Elektoral të kandidatit të ASHE, Muharem Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron