Shtabi i përgjithshëm: Forcat ukrainase vazhdojnë të ruajnë 'mbrojtjen rrethore' të Mariupolit

Shtabi i përgjithshëm: Forcat ukrainase vazhdojnë të ruajnë 'mbrojtjen rrethore' të Mariupolit

Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha se forcat e tij "vazhdojnë të ruajnë mbrojtjen rrethore" brenda qytetit port të Mariupolit, edhe pse forcat ruse kanë konsoliduar kontrollin rreth qytetit.

Njoftimi erdhi pak pas mesnatës të së martës, shkruan CNN.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha më herët të hënën se qyteti ishte "në duart e pushtuesve", pasi korridoret e evakuimit nga qyteti janë rrethuar nga të gjitha anët nga forcat ruse. 

Boichenko bëri thirrje për "një evakuim të plotë" të qytetarëve të mbetur nga qyteti i shkatërruar. Zyrtarët ukrainas thonë se 90% e ndërtesave të banimit në qytet janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra të muajit të fundit.


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë