Shtatë persona nën akuzë për
rekrutim, nxitje dhe vepra terroriste

Shtatë persona nën akuzë për<br />rekrutim, nxitje dhe vepra terroriste
PRISHITNE - Prokuroria e Kosovës, bëri të ditur se është ngritur aktakuzë kundër shtatë personave nën dyshimin e kryerjes së disa veprave që lidhen me terrorizmin.

Në njoftimin e prokurorisë ndër të tjera thuhej se të pandehurit: Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Jetmir Kyqyku, u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale. Në këtë mënyrë, thuhet në njoftim, ata kanë kryer veprën penale: “rekrutimi për terrorizëm”, e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

Të pandehurit: Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Balazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, ku paraprakisht janë pajtuar për të shkuar në luftë në Siri dhe për t’ju bashkuar më pas grupit të shqiptarëve që kanë luftuar krah organizatës terroriste “ISIS”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri Zeqirja Qazimi, duke abuzuar me pozitën e tij si Imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Kosovë. Njëri nga të pandehurit, Ilir Berisha, akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Deri më tani mendohet se rreth 300 shtetas të Kosovës i janë bashkuar forcave xhihadiste në Irak dhe Siri, ndërsa janë arrestuar 150 luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftëra

Mbi 20 qytetarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme. Më 23 janar, parlamenti i Kosovës me 74 vota për dhe 12 kundër, miratoi në parim projektligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Projektligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. 

Krahas aspektit ligjor, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin çdo përfshirje në luftërat ne lindjen e Mesme. Thirrjeve u është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e cila pohon se luftërat në ato zona, nuk kanë të bëjnë me shqiptarët apo me besimin islam.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë