Në kuadër të kësaj dite, prej 6 vjetësh organizohet një panair me prodhimet e zejtarëve të zonës, kuzhinën tradicionale, si dhe pavijone promocionale. Parakalimi i fanferës rrugëve të Pazarit Karakteristik, i parapriu vizitorëve vendas dhe të huaj drejt vendit të organizimit të këtij panairi, poshtë kullës së sahatit të qytetit, në rrugën që të çon në lagjen më të vjetër të tij "Pazari i Vjetër".
Në takim ka përshëndetur kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, i cili pohoi se pas hyrjes në UNESCO, qyteti është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon.
Ndërsa specialisti i monumenteve të kulturës Vladimir Qirjaqi, shprehet për A1 Report se 15 korriku është kurorëzim i një përpjekjeje mjaft të gjatë.
Numri i turistëve është rritur gati tetë herë qysh pas hyrjes së Gjirokastrës në UNESCO shtatë vjet më parë, ndërkohë që me dhjetëra shtëpi karakteristike të këtij qyteti, megjithë punën e kryer, ende vuajnë mungesën e investimeve.
(pi.na/shqiptarja.com)
