
Pasditen e sotme në "Bunk'Art 2" u çel ekspozita "Besa", e cila në fokus ka 12 histori mbresëlënëse, të strehimit dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin dhjetëra personalitete dhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Salla mori më shumë kuptim falë pranisë edhe të trashëgimtarëve të 7 familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenj, dhe që, ashtu si 63 të tjerë, janë nderuar nga Qendra Yad Vashem në Jeruzalem si ''Te drejta mes Kombeve'' , por edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Nder i Kombit”.
Lajmi kryesor:
Ekspozita 'Besa' në Bunk’Art 2, Edi Rama: Zoti bekoftë ata që shpëtuan hebrenjtë nga nazistët dhe Shqipërinë nga turpi!










