Shtatorja e Nënë Terezës me autor Luan Mulliqin është ringritur sot paradite në Rrethrrotullimin e Qafë-Thanës.
 
Pas restaurimit nga qendra e Realizimit të Veprave të Artit, shtatorja e Nënë Terezës ringrihet me një ceremoni shtetërore, ku ishin të pranishëm Zv./Ministri i Kulturës, Zef Çuni, Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira dhe kryetari i qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, Agim Rada, e personalitete të fushave të ndryshme. Mungonte autori i veprës, Luan Mulliqi.
 
Jemi përpjekur të gjithë bashkë ta sjellim këtu Nënë Terezën, duke u përpjekur ta vënë në majë të kësaj stome, në këtë kodër për ta glorifikuar me të gjithë nderin që ajo meriton. Kjo ka të bëjë me origjinën e Nenë Terezës me rrugëkalimin e saj nga një shtet në tjetrin, për të parë dhe prekur gjithë botën, të gjithë varfrit e botës. Ajo është ndjerë krenare që është shqiptare dhe nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj”, -tha zonja Rira.

rira

Kryetari i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, Agim Rada, që ka restauruar shtatoren e konsideroi si një hajmali për Përrenjasit vendosjen e shenjtores Nënë Terezë dhe tha ndër të tjera se “Mos dyshoni kurrë se kjo vepër u hoq nga aeroporti se nuk vlente dhe u vendos në Përrenjas për të qenë një vepër e dorës së dytë. Kjo vepër u hoq atje vetëm e vetëm për arsyen e thjeshtë se përmasa e saj, siç e shikoni është e madhe rreth 6 metra, lartësi, nuk mund të rrinte në një shesh siç ishte aeroporti i Rinasit”.
 
Rada theksoi se “Vendosja këtu më duket më se e drejtë. Kjo me shpinë nga Maqedonia ku ka një pjesë të Shqipërisë dhe me fytyrë nga Shqipëria ku jetoi një pjesë të saj është vendi i duhur. Nuk e thashë këtë as për të justifikuar veprimet e qeverisë apo tonat, por thjesht për të parë sesa respekt kemi edhe për ju që të kujdesemi dhe kjo të ketë vëmendjen e duhur, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga ju si qytetarë. Ta gëzoni, se ju e meritoni”, përfundoi fjalën e tij Rada. 

rada

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)