Shtatzania, evitoni lyerjen e flokëve në tremestrin e parë
Shumë vajza dhe gra bëjnë të njëjtën pyetje: a është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzanisë? Disa bëhen merak, pasi kishin bërë ndonjë lloj trajtimi kimik të flokëve përpara se të merrnin vesh se ishin shtatzënë.
TIRANE - Shumë vajza dhe gra bëjnë të njëjtën pyetje: a është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzanisë? Disa bëhen merak, pasi kishin bërë ndonjë lloj trajtimi kimik të flokëve përpara se të merrnin vesh se ishin shtatzënë. Ndërsa ka nga ato që vihen në pozitë të vështirë pasi nuk duan që t’i dalin rrënjët, por nuk duan as të dëmtojnë beben e tyre, kështu që nuk dinë çfarë të bëjnë.
Gjithsesi, duket se nuk ka arsye reale për këto shqetësime. Nuk ka prova se bojërat moderne të flokëve ndikojnë te fetusi, pavarësisht se ka mjekë që rekomandojnë shmangien e lyerjes së flokëve gjatë tre muajve të parë. Kjo nuk do të thotë që kush ka lyer flokët përpara se të marrë vesh se është shtatzënë duhet të bëhet merak. Nuk ka asnjë studim që të provojë se bojërat e flokëve që përdoren aktualisht të shkaktojnë defekte në lindje apo aborte.
Megjithatë, në të kaluarën disa bojëra përmbanin formalinë, e cila është një substancë që dëmton fetusin dhe prandaj ka mbetur dhe përshtypja se lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë është diçka e keqe. Formulat kimike të bojërave kanë ndryshuar shumë, çka ka qenë me përfitime jo vetëm nga gratë shtatzëna, por dhe për vetë flokët, të cilët tashmë dëmtohen shumë më pak nga këto procese kimike. Prandaj, mund të vazhdoni rutinën tuaj të bukurisë dhe gjatë shtatzënisë. Por ama, sigurohuni që nuhatja juaj do të tolerojë këto kimikate, pasi hormonet shkaktojnë në rritje të ndjeshmërisë ndaj erërave dhe aromave.
Megjithatë, nëse vazhdoni të jeni jo e qetë për sa i përket kësaj teme apo nëse mjeku juaj ju ka rekomanduar që mos të lyeni flokët gjatë shtatzënisë, bisedoni me parukjerin tuaj mbi alternativa të tjera. Ekzistojnë bojëra me origjinë bimore dhe shampo ngjyruese, efekti i të cilëve zgjat 26 deri 28 larje. Por kujdes, duhet të shmangni permanentin apo drejtimin e flokëve me substanca kimike të kryera në parukeri, pasi qëndron mundësia se substancat e përdorura gjatë këtyre proceseve ndikojnë te fetusi. Gjithsesi, duhet të konsultoheni me një gjinekolog në rast se keni pyetje të tjera.
(almedicus/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.2%
-
Pak
40.4%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!
27 Korrik, 21:20
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09