'Shtëpi bari' në Bërdicë të Shkodrës, 8 në pranga! Lirohen pak orë pas arrestimit 5 punonjësit e OSHEE, prokurori: Ndalimi i tyre i paligjshëm! Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabis (EMRAT+VIDEO)

Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi. Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE. Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit nga OSHEE janë: Bledar Ahmeti lexues i zonës, punonjës i OSHEE, Indrit Taraboshi, shef ekipi i OSHEE, Paulin Carri shef i teknikes, OSHEE, Agron Hoxha dhe Hektor Lami, elektricist arkëtimesh. Të arrestuar si trafikantë: Tafil Brahimi, Izmir Sakicaj, Endrit Mehaj. Të shpallur në kërkim: Pronari I baneses  Arben Haxhia dhe Ergys Nikshiqi bashkëpuntor i tij. Ndiqet në gjëndje të lirë Ramir Haderi. Por vetëm pak orë pas arrestimit të 5 punonjësve të OSHEE ata janë liruar me urdhër të prokurorit Gëzim Spahiu i cili i ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Më herët edhe përgjegjësi i OSHEE-së Shkodër, Ramir Hadëri i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e 5 punonjësve të OSHEE pasi ata nuk kanë bërë asnjë veprim për të shpërdoruar detyrën.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se përmes operacionit policor “Bërdica” ka goditur rastin e kultivimit të kanabisit me anë të ngrohjes me llamba dhe ka sekuestruar 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

"Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan  shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N. Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T.,  38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H.  61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike", kanë njoftuar uniformat blu.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Personat e arrestuar akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Bërdicë të Shkodrës, lirohen pak orë pas arrestimit 5 punonjësit e OSHEE, prokurori: Ndalimi i tyre i paligjshëm

Pas orë pas arrestimit të tyre, janë liruar 5 punonjësit e OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një laboratori droge në Bërdicë të Shkodrës.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm 8 persona, mes të cilëve dhe 5 punonjësit e OSHEE të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës. Por prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve të OSHEE.

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

Ora 15:27
'Shtëpi bari' në Bërdicë të Shkodrës, përgjegjësi i OSHEE: Në burg duhet të jetë kupola e policisë! S’ka asnjë indicie që të më ndjekin penalisht

Përgjegjësi i OSHEE-së Shkodër, Ramir Hadëri i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e 5 punonjësve të OSHEE në fshatin Bërdicë për shpërdorim detyre, pasi u zbulua një ‘shtëpi bari’. Vetë Hadëri, ndaj të cilit është nisur hetim në gjendje të lirë, ka reaguar i revoltuar duke thënë se punonjësit e policisë i kanë bërë presion dhe se duhet të ishin ata që duhet të futeshin në burg, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për të shpërdoruar detyrën.

“Nga portalet marr vesh që jam në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Nuk e kuptoj pse policia urdhëron arrestimin e punonjësve të OSHEE dhe nuk ka asnjë polic të ndaluar që lejoi ndërtimin e shtëpive të barit. Të më tregojnë një indicie që kanë për mua që vendosin të më ndjekin penalisht dhe do hyj në burg, vetëm një indicie dua. Arrestimet janë të paligjshme. Në burg duhet të shkojë e gjithë kupola e policisë jo unë”, tha Hadëri.

Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi. Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE.  

 

 

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/01/2022 23:53

    Nje pyetje kam:Ketu ku jetoj,kanabisi eshte i legalizuar t'a kultivosh dhe t'a perdoresh e megjithate ,asnje emigrant shqiptar nuk merret me kultivimin e saj,por kane hapur biznese te tjera,ne Shqiperi,qe eshte e paligjshme te gjithe duan t'a kultivojne.Si shpjegohet kjo dukuri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale