Një tjetër 'shtëpi bari' në Shqipëri dhe këtë herë në qendër të Tiranës dhe me emra të njohur në botën e krimit. Policia e kryeqytetit, Komisariati nr. 2, përmes një operacioni të koduar "Ndërveprimi" ka zbuluar në zonën e ish-parkut të autobusëve një banesë e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Laboratori i kanabist u zbulua në katin e parë të një pallati të ri të firmës së ndërtimit 'Kontakt', pronar i së cilës është dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.  Ky është pallati, në katin e parë të së cilit policia gjeti laboratorin, në rrugën “Ndre Mjeda”, në zonën e ish-Parkut. Policët e Komisariatit nr. 2 arrestuan në shtëpinë e tij që e kishte përshtatur për të rritur kanabis, Alban Karapicin, 38 vjeç

U sekuestruan vazot me fidanë , 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, bllokues valësh dhe detektor për kërkimin e GPS.

Policia e Komisariatit nr 2 në Tiranë ka hyrë në zonën e ish Parkut, dikur e njohur si territori i Emiljano Shullazit. Gjatë operacionit “Ndërvëprimi” u arrestua nipi i tij dhe u zbulua një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabis sativa

Nipi i Emiljano Shullazit, Leonard Zela u arrestua sepse dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut.  Në banesën e tij e 23 vjeçarit, policia gjeti doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me me boçhe kanabis,  peshore elektronike, përforcues grushti, sasi farash të dyshuara kanabis, 11.150 euro dhe 11.000 paund. 

Kujtojmë se vetëm javët e fundit në të gjithë vendin janë zbuluar më shumë se 6 raste të kultivimit të kanabisit në banesa. Kjo ka bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,  Gledis Nanos, të urdhëronte një aksion në gjithë vendin për zhvillimin e një plani operacional kundër kultivimit të kanabis sativa, i cili u shtri në 12 qarqet e vendit. Në fokus ishin ambientet e mbyllura me risk të lartë të kultivimit të kanabis sativa në fazën e mbjelljes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
'Shtëpi bari' në mes të Tiranës, dalin pamjet, laboratori në katin e parë të pallatit të dhëndrit të Berishës

1644924877_page.jpg

Laboratori i kanabis i zbuluar në rrugën "Ndre Mjeda" ishte instaluar në njërin prej apartamenteve, në kati e parë të një pallati të ri të firmës së ndërtimit 'Kontakt'. Ndërkohë pronar i kësaj firme ndërtimi është dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ora 10:38
Nipi i Emiljano Shullazit me kanabis në shtëpi

1644920591_zwla.jpg

Leonardo Zela, nipi i Emiljano Shullazit pasi e ka djalin e motrës, është arrestuar sot nga operacioni i policisë në Tiranë pasi është kapur me drogë dhe milioan lekë në shtëpi.