I mbetur nën qiell të hapur, një banor i pallatit tashmë të djegur ‘Arlis’ te Farmacia 10, thotë se shtëpia që e ka blerë 150 mijë euro, është bërë shkrumb e hi. Ai shpreh edhe acarimin që nuk po e lejojnë të shkojë të shohë cilat janë dëmet.

“Më është djegur shtëpia. Kat i katërt, shtëpia 150 mijë euro, e kam blerë para 2 vjetësh. Është bërë shkrumb e nuk më lë njeri të shoh shtëpinë time. Kam fjetur jashtë. Jam nga Dibra, s’kam shtëpi këtu”, thotë banori.


Lajmi kryesor:

Pallati te ‘Arlis’ u shkrumbua nga flakët/ Në pranga administratori, menaxherja e marketit ku nisën flakët dhe 2 të tjerë, në kërkim ndërtuesi (EMRAT + VIDEO)