Fier- Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme (15 korrik) në Çeligrad të Fierit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.