
Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për “situatën në Izrael dhe në Gazë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.
Detajet e bisedës mes dy liderëve nuk janë publikuar, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të jap më shumë detaje më vonë, raporton Reuters.
Bisedimet u raportua se u zhvilluan pasi zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe raportuan “sulme intensive nga dronët izraelitë në spitalin Al-Amal” në Khan Yunis, një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Izraeli këtë javë nisi sulme të reja në qytetin për të cilin thotë se është një bazë për luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm izraelit në Damask, vriten udhëheqësit e Xhihadit Islamik! Reagon presidenti iranian: Nuk do të lëmë pa përgjigje krimet e regjimit sionist! Familjarët e pengjeve protestë para shtëpisë së Netanyahut
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.2%
-
Jo
10.9%
-
S'do votoj
8.8%
Vota total: 950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Haklaj për Report Tv: Chris LaCivita s’ia heq dot ‘non gratën’ Berishës, sekretari amerikan Rubio e ka lënë me firmë; ‘i sanksionuar për korrupsion’!
2 Prill, 18:10
-
NBA/ Denverit s'i mjaftojnë 61 pikët e Jokic, Golden State fiton në udhëtim! Shkëlqen Curry
2 Prill, 15:04
-
Sot shpallen tarifat doganore, senatori fjalim rekord 25 orë kundër Trump (VIDEO)
2 Prill, 12:41
-
Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gaza
2 Prill, 07:53
-
Sot shpallen tarifat doganore, Trump: Do të jem i sjellshëm! Qëndrimi i Brukselit dhe çfarë pritet të ndodhë
2 Prill, 07:42
-
Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare aktori amerikan Val Kilmer, i njohur për rolet në filmat ‘Batman’ dhe ‘Doors’
2 Prill, 07:17
-
‘Repolitix’/ Bala: Nëse Britania certifikon zgjedhjet, a do e pranojë Berisha rezultatin po humbi? Kalaja: Jam mosbesues te SPAK! Çaça: Task-Forca në ambasadë për krimin zgjedhor! Vata: E zakonshme
1 Prill, 21:43
-
Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen në orën 22:00! Do të hyjnë në fuqi menjëherë
1 Prill, 20:28
-
Ambasada Amerikane për rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-ve!
1 Prill, 20:04
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve
1 Prill, 16:30
-
Moska: Propozimet e SHBA-ve për armëpushim në Ukrainë janë 'të papranueshme' në formën aktuale
1 Prill, 15:48
-
Shënoi golin e parë në SHBA dhe i dha tri pikë FC Austin, Uzuni: S’janë pak tre fitore radhazi
1 Prill, 15:31