Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen e predhave për tanket izraelite

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen e predhave për tanket izraelite

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45 mijë predhave për tanket izraelite që po përdoren në ofensivën kundër Hamasit në Gazë, sipas një zyrtari amerikan.

Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Josh Paul, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Departamenti Amerikan i Shtetit po i nxit komisionet e Kongresit që ta miratojnë shitjen, pavarësisht kundërshtimeve nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi përdorimin e armëve amerikane në konflikitin mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarit amerikan, administrata e Presidentit Biden gjithashtu po shqyrton mundësinë e përdorimit të aktit emergjent për kontrollin e eksportit të armëve për të bërë të mundur që për një pjesë të municioneve, 13 mijë nga 45 mijë predha, të anashkalohen komisionet dhe procesi i rishikimit, dhe pse sipas tij nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë. Shitja e këtyre predhave kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa procesi po shqyrtohet nga komisionet përkatëse për Marrëdhënet me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamas: Vetoja e SHBA-së në OKB është një vendim imoral dhe çnjerëzor! Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen