Lufta/ Hamas: Vetoja e SHBA-së në OKB është një vendim imoral dhe çnjerëzor! Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin

Lufta/ Hamas: Vetoja e SHBA-së në OKB është një vendim imoral dhe çnjerëzor! Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin

Shumë shtete anëtare të OBSH-së kanë miratuar ditën e djeshme një rezolutë, e cila i kërkon Izraelit të respektojë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojë punonjësit e oragizatave ndërkombëtare, të cilët janë vendosur në Gaza me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare.

Rezoluta reflektonte një  "shqetësim të madh për situatën katastrofike humanitare në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe në veçanti operacionet ushtarake në Rripin e Gazës" dhe i bënë thirrje Izraelit të "respektojë dhe mbrojë" stafet mjekësore dhe personalin që garanton ndihmën humanitare.

Presidentja e Universitetit të Harvardit Claudine Gay, kërkoi falje të premten mes një rritje të trysnisë për dorëheqje të presidentes së Universitetit të Pensilvanisë, lidhur me dëshminë e tyre në një seancë dëgjimore në Kongres mbi antisemitizmin. Kritikët, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, thonë se drejtuesit e universiteteve elitë amerikane kanë dështuar t'i japin përgjigje rritjes së antisemitizmit në kampuse

Hamas ka dënuar ashpër veton e Shteteve të Bashkuara për rezolutën e OKB-së, e cila mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. 

Sipas organizatës islamike, Izzat al-Risheq, një anëtar i byrosë politike, tha në një deklaratë se vendimi amerikan është "imoral dhe çnjerëzor"

 

 

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Vendet arabe kundër vetos së SHBA në Këshillin e Sigurimit, do paraqesin një rezolutë të re në OKB për luftën në Gaza

1701758316_luftanerripinegazes.PNG

Vendet arabe po përgatisin një projekt-rezolutë të re për armëpushimin në Gaza, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj në Këshillin e Sigurimit. Kështu shkruan Sky News Arabia.

Duke cituar një burim diplomatik, Sky Arabia thotë se projekt-rezoluta e re së shpejti do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjegjëse për rezolutën e parë të bllokuar dje nga vetoja amerikane.

Sky Arabiashtoi se dokumenti i ri kërkon një armëpushim dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës në mënyrë të planifikuar dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së.

Në margjinat e mbledhjes së Këshillit, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, nënvizoi rëndësinë e zbatimit të propozimit të delegatit të Emirateve të Bashkuara Arabe për të ftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të vizituar kalimin në Rafah. Ai më pas shtoi, në një konferencë për shtyp, se grupi i vendeve arabe "do të vazhdojë në rrugën e tij" dhe se është e mundur që Egjipti gjithashtu të paraqesë një projekt-rezolutë të re në ditët në vijim.

Ora 18:39
Shtëpia e Bardhë i kërkon Kongresit të miratojë shitjen e predhave për tanket izraelite

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45 mijë predhave për tanket izraelite që po përdoren në ofensivën kundër Hamasit në Gazë, sipas një zyrtari amerikan.

Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Josh Paul, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Departamenti Amerikan i Shtetit po i nxit komisionet e Kongresit që ta miratojnë shitjen, pavarësisht kundërshtimeve nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi përdorimin e armëve amerikane në konflikitin mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarit amerikan, administrata e Presidentit Biden gjithashtu po shqyrton mundësinë e përdorimit të aktit emergjent për kontrollin e eksportit të armëve për të bërë të mundur që për një pjesë të municioneve, 13 mijë nga 45 mijë predha, të anashkalohen komisionet dhe procesi i rishikimit, dhe pse sipas tij nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë. Shitja e këtyre predhave kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa procesi po shqyrtohet nga komisionet përkatëse për Marrëdhënet me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Ora 18:03
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Afro 18 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

1702141546_gazaaa.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se bombardimet izraelite kanë shkaktuar 17,700 të vdekur dhe 48,780 të plagosur në dy muaj luftë.

Qeveria e Hamasit, e cila ka kontrolluar Gazën që nga viti 2007, vlerëson se numri real i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë më i lartë, trasnmeton La Reppublica.

Ora 10:52
Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin

1702115644_zaza.PNG

Claudine Gay

Presidentja e Universitetit të Harvardit Claudine Gay, kërkoi falje të premten mes një rritje të trysnisë për dorëheqje të presidentes së Universitetit të Pensilvanisë, lidhur me dëshminë e tyre në një seancë dëgjimore në Kongres mbi antisemitizmin. Kritikët, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, thonë se drejtuesit e universiteteve elitë amerikane kanë dështuar t'i japin përgjigje rritjes së antisemitizmit në kampuse.

Në një intervistë të enjten për gazetën studentore "The Crimson", presidentja e Harvardit, Claudine Gay, tha se ajo u përfshi në një shkëmbim të nxehtë në një seancë dëgjimore të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nuk arriti të denonconte siç duhet, kërcënimet për dhunë ndaj studentëve hebrenj.

Këtë javë ligjvënësit republikanë akuzuan këto universitete se kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për studentët hebrenj ndërsa drejtuesit e tyre refuzuan të thonë qartë nëse thirrjet e grupeve studentore pro-palestineze, për kryerje të gjenocidit ndaj hebrejve, thyejnë kodin për bulizëm dhe ngacmim.

Ndërkohë, një donator i madh i Universitetit të Pensilvanisë, Ross Stevens, i bëri të ditur të enjten zyrtarëve të këtij universiteti, se do të tërhiqte një dhuratë në vlerën e 100 milionë dollarëve, për shkak të "qëndrimit ndaj antisemitizmit në kampus" dhe nëse nuk zëvendësohej presidentja e tij, Liz Magill.

Dëshmitë e zonjës Gay dhe zonjës Magill kanë shkaktuar reagime të forta në vend, sikurse edhe qëndrimi i Presidentit të MIT-së një tjetër universitet elitë, i cili gjithashtu dëshmoi të martën para Komisionit të Arsimit të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët. Donatorë, ish-studentë si dhe anëtarë të Kongresit në të dyja partive, kanë kërkuar dorëheqjen e tyre.

Tonet e nxehta në komision u shkaktuan për shkak të një sërë pyetjesh sikurse ajo nëse thirrjet për një gjenocid ndaj hebrenjve, shkelnin kodin e sjelljes në universitete. Në seancën dëgjimore të së martës, zonja Gay tha se kjo varej nga konteksti, duke shtuar se kur "një fjalim kalon në sjellje, kjo shkel politikat e universiteteve".

Por të enjten zonja Gay tha “The Crimson” se i vinte keq për përgjigjen e saj pasi ishte gjendur në një moment, shkëmbimesh të nxehta me ligjvënësit rreth politikave dhe procedurave.

Ajo tha se çka duhet t'i kishte dënuar thirrjet për dhunë kundër komunitetit hebre dhe kërcënimet ndaj studentëve hebrenj si qëndrime nuk kanë vend në Harvard dhe që do të kundërshtohen gjithmonë.

Zonja Magill u tërhoq nga disa prej komenteve të saj të mërkurën, duke thënë se ajo i konsideronte thirrjet për gjenocid ndaj popullit hebre, ngacmim ose frikësim. Ajo tha gjithashtu se do të nisë një rishikim të politikave të Universitetit Penn, duke thënë se megjithëse ato janë udhëhequr prej kohësh nga Kushtetuta amerikane, ishte i nevojshëm një "sqarim e rivlerësim i tyre".

Universitetet anembanë Shteteve të Bashkuara janë akuzuar se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj mes njoftimeve për rritje të antisemitizmit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Të tre presidentët u thirrën para komisionit për t'iu përgjigjur këtyre akuzave, por përgjigjet e tyre nxitën reagime të reja të ashpra.

Shtëpia e Bardhë iu bashkua kritikave ndaj tyre. Një zëdhënës tha se thirrjet për gjenocid janë "monstruoze dhe në kundërshtim me gjithçka që përfaqësojmë si vend"./ VOA

Ora 10:26
Hamas: Vetoja e SHBA-së në OKB është një vendim imoral dhe çnjerëzor

1702114668_hamas.PNG

Hamas ka dënuar ashpër veton e Shteteve të Bashkuara për rezolutën e OKB-së, e cila mundësonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. 

Sipas organizatës islamike, Izzat al-Risheq, një anëtar i byrosë politike, tha në një deklaratë se vendimi amerikan është "imoral dhe çnjerëzor".

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 10/12/2023 09:56

    Derisa ekziston Veto nuk dote ndryshoj asgje qe ne vitin 1948 perendimi u vendos kunder Palestinezeve dhe deri sot jetojne te izolluar si ne kopshtin zoollogjik,130 shtete e njohin Palestinen si shtet por ja ku kaluan 75 vite dhe askush nga keta shtete nuk e hapi gojen per te drejtat e Palestinezeve,pra te gjithe shtetet Arabe jane pro Amerikane dhe kunder Palestines.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues