Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund

Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund

1732567663_MatthewMiller.jpg

Matthew Miller

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Matthew Miller, është treguar i rezervuar lidhur me marrëveshjen për një armëpushim në Liban.

“Kemi bërë përparime të rëndësishme drejt një zgjidhjeje,” u shpreh Miller para gazetarëve gjatë një konference për shtyp, “por ende nuk kemi përfunduar. Asgjë nuk është e sigurt derisa gjithçka të jetë e përfunduar.”

Edhe pse disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë shprehur optimizëm, Miller ka zgjedhur të qëndrojë më i kujdesshëm.

“Besojmë se mund të arrijmë një marrëveshje, por është e nevojshme që të dyja palët të pranojnë. Ky ka qenë një proces jashtëzakonisht i vështirë dhe frustrues. Shumë herë kemi menduar se do të arrinim marrëveshje, si në Liban, ashtu edhe në Gaza, por për arsye të ndryshme palët nuk kanë arritur të bien dakord.”


Lajmi kryesor:

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?