SHBA - Shtëpia e Bardhë konfirmoi se 1300 ton armë kimike siriane janë shkatërruar totalisht, madje, disa javë përpara afatit. Ky veprim është cilësuar nga presidenti amerikan Barack Obama si një arritje e madhe e politikës së jashtme në një kohë kur Lindja e Mesme është e përfshirë nga dhuna dhe trazirat.

Me këtë rast ai dha një mesazh të qartë se përdorimi i këtyre armëve ka pasoja të rënda dhe nuk do të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare. 

Njoftimi vjen një vit pasi presidenti sirian Bashar Al Assad përdori gazin sari për të vrarë më shumë se 1 mijë persona në periferi të Damaskut, duke kaluar atë që Obama e quajti “linja e kuqe”, që do të detyronte SHBA-në të ndërhynte.

Në përballje me mundësinë e një ndërhyrje ushtarake amerikane, qeveria siriane ra dakord, në bazë të një marrëveshjeje, të dorëzonte armët kimike, të cilat do të vinin fillimisht në Shqipëri, por që u neutralizuan në brigjet italiane të Goia Tauro dhe më pas u hodhën në ujërat ndërkombëtare. Shkatërrimi i armëve vjen në një kohë që politika e jashtme e presidentiti Obama po përballet me kritika.

Këtë muaj, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton tha se ngurrimi i Obamës për të armatosur rebelët sirianë kishte lënë një boshllëk të madh që e kanë mbushur tashmë xhihadistët ekstremistë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)