Shtëpia e Bardhë mohon deklaratat: Biden nuk ka plan të bisedojë me Putinin

Shtëpia e Bardhë mohon deklaratat: Biden nuk ka plan të bisedojë me Putinin

1670062380_bidne.PNG

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar deklaratat e bëra nga Joe Biden të enjten, duke theksuar se presidenti amerikan aktualisht nuk planifikon të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin për Ukrainën.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Biden nuk ka planifikuar që të takohet për bisedime me Putin, raportojnë mediat e huaja.

Ai tha se Putini nuk ka treguar absolutisht asnjë interes për të pasur ndonjë dialog me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

“Ai nuk ka ndërmend të flasë me Putinin në këtë moment. Dhe siç tha Biden, Putini nuk ka treguar absolutisht asnjë interes për të pasur ndonjë dialog, krejt e kundërta, në fakt”, tha John Kirby në një intervistë për gazetarët.

Joe Biden tha të enjten se ai është i gatshëm të bisedojë me Putinin nëse ky i fundit kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës”, duke vënë në dukje se presidenti rus nuk e ka bërë ende këtë.

“Nëse do të ishte kështu, atëherë në konsultim me miqtë e mi francezë dhe miqtë e mi të NATO-s, do të isha i lumtur të ulem me Putinin për të parë se çfarë ka në mendje. Ai nuk e ka bërë ende”, tha ai në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron.

Gjithashtu, John Kirby, mohoi gjithashtu se SHBA po i bën presion Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të rifilluar bisedimet me Moskën.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit

Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit