“Plani fillestar me 10 pika” i paraqitur nga Irani “u hodh në kosh nga presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij”, pasi u konsiderua plotësisht “jo serioz dhe i papranueshëm”, edhe pse “shumë prej jush në këtë sallë kanë raportuar në mënyrë të rreme” se ai ishte cilësuar “i pranueshëm” nga Uashingtoni. Kështu, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u rikthye të sulmonte mediat amerikane për “artikujt e shumtë të pasaktë mbi negociatat” që çuan në marrëveshje.

Zëdhënësja shtoi më tej se, me avancimin e shkatërrimit në Iran, “regjimi e kuptoi realitetin” dhe paraqiti “një plan më të arsyeshëm dhe krejtësisht të ndryshëm” për Trump dhe ekipin e tij, të cilët “vlerësuan se ky plan i modifikuar” mund të shërbente si “bazë pune” për negociatat.

“Është absurde ideja që Trump të ketë pranuar një listë dëshirash të Iranit”, përfundoi ajo, duke paralajmëruar mediat të mos publikojnë lajme të rreme, duke theksuar se “ajo që iranianët thonë në publik është ndryshe nga ajo që na thonë në privat”.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Izraelit në Liban: Mbi 200 të vdekur! Dështon armëpushimi! Vance mbi negociatat: Duam që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Hormuzi të rihapet